Luka Modriç, mesfushori kroat i Realit të Madridit, është kundër teknologjisë në futboll, që është futur në Botërorin e Klubeve, kompeticion ku po merr pjesë klubi spanjoll.
“Krijon shumë konfuzion”, tha Modriç pas ndeshjes që Reali fitoi 2-0 ndaj Club America dhe ku goli i Cristiano Ronaldos fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje e më pas loja u ndërpre për ta konsideruar të rregullt.
“Nuk di se çfarë të them. Është diçka e re që nuk më pëlqen pasi krijon kunfuzion. Shpresoj që të mos vazhdojë. Për mendimin tim, nuk është futboll kjo gjë. Duhet të përqendrohemi te loja dhe jo te teknologjia”, deklaroi mesfushori, përgatiti Koha. (b.an)










