• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modestia si hipokrizi e politikës

by Ben Andoni
22/06/2025 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për opozitën është e përcaktuar: Mohimi i moralit të zgjedhjeve të përgjithshme Maj ’25 dhe denoncimi me çdo mjet i legjitimitetit të tyre. Veçse pjesëmarrja e demokratëve në parlament do t’ua bëjë të vështirë kauzën morale dhe shpotitëse përballë ligjvënësve të rinj socialistë, që me gjasë do jenë një klasë të bindurish ndaj kryetarit Rama. Për socialistët ku mandat do të jetë barok: Do flitet gjithë kohën për integrimin, modalitet evropiane dhe të ardhmen e Shqipërisë, si vendi i integruar, por edhe sfidat e luftrave. Të pakët e të Djathtëve që ia dolën nga Listat e Hapura mund të flasin dhe madje të ngrihen për kauza dhe mbi partinë e tyre. Sa për të Majtët dihet se përveç njëjtësimit me kryetarin nuk do paraqesin gjë ndryshe. Modestia e parlamentarëve të rinj është një sens për të parë nënshtrimin e tyre. Dhe, provat na i kanë dhënë me diskutimet dhe kinse integritetin. “Me njerëzit me aftësi jo shumë të mëdha, modestia është thjesht ndershmëri. Por me ata që kanë talent të madh, është hipokrizi”, shkruante dikur Arthur Schopenhauer.

Po pse luajnë me modestinë në politikë? Është një sens për të treguar sesa të afërt janë politikanët me të vërtetën dhe pse vetëm atyre duhet t’u besohet. Kjo ka bërë që një grup i tërë emrash që nuk prodhojnë asgjë, veç sherrnajës boshe në parlament dhe besnikërisë ndaj Berishës, sot përfaqësojnë PD-në, ashtu si një masë pa histori do përfaqësojnë PS-në, lexo lidërshipin e paprakshëm. Modestia e përfaqësimit është sot ironia më e madhe para një klase politike që në pamundësi për të sjell ndryshime e prezanton atë si virtyt. Mjaftoi lënia në lista të hapura e shumë individëve, që një pjesë nxori kthetrat dhe tashmë po rreshton akuza dhe pretendime, duke treguar se modestia nuk të bën shumë punë kur je vetja, siç ishin pas zgjedhjeve politikanët; ndërsa kur je i sofistikuar e ke atë si mjet hipokrizie për të cilën politika jonë shquhet. Dëshmi janë akuzat brenda familjeve partiake por edhe vetë zhvillimi i vendit tonë, që lë aq shumë për të dëshiruar. Për më tepër, kjo hipokrizi po duket në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mënyra sesi veprohet sot në botë. Veçse politikanët tanë nuk e bëjnë dot shtetin tonë të duket me dinjitet, ashtu si nuk u thonë dot shqiptarëve që aleancat tona dhe integrimi evropian ka kosto sociale dhe përgjegjësi të larta dhe nuk është tallava. “Modestia” sesi na tregojnë të ardhmen sot politikanët, po rrëfen hipokrizinë ku gjendemi dhe ku politika jonë është protagonistë e pamohueshme. (Javanews)

Next Post
Në kërkim ndërkombëtar për grabitje e tentativë vrasje, në pranga 33-vjeçari në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar për grabitje e tentativë vrasje, në pranga 33-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In