Moderatorja Kiara Tito ka postuar një foto e cila u komentua gjerësisht në mediat sociale. Fotoja tregon Kiarën të shtrirë në një makinë luksoze.
Shumë prej fansave të moderatores e kanë komplimentuar për format dhe pamjen. Por ka pasur edhe një koment nga një fans, i cili Kiarës nuk i ka pëlqyer aspak.
Ai ka komentuar kështu në foton e Kiarës: “E paske kapur një me shumë leke!”. Më pas moderatorja i ka dhënë një përgjigje, për të cilin mund të thuhet se e ka lënë me gisht në gojë fansin e saj.
Ajo ka shkruar këto fjalë: “Sa të vegjël që jeni. Më vjen shumë për të qeshur kur lexoj kështu komentesh. Kaq kisha.”
E.Xh.