• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modelja Xhesika Berberi i rindërton shtëpinë familjes nga Ndroqi, Veliaj: Ka njerëz që nuk shajnë, por ndihmojnë

by Ardit Rada
20/09/2020 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo e diel do të mbahet mend gjatë për familjen Çekirri në Ndroq. Pas disa muajve të kaluar në çadër, pas tërmetit të 26 nëntorit, ajo mori sot çelësat e shtëpisë së re, e cila është jo vetëm më e sigurt, por dhe me kushte shumë herë më të mira se më parë.

Shtëpia u rindërtua fale nismës se modeles se njohur shqiptare, Xhesika Berberi, e cila mblodhi fondet dhe i dhuroi për ndërtimin e banesës se familjes Çekirri.

Teksa falenderoi Xhesikën, por edhe miqtë e shumtë që kontribuan, Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj tha se janë porositur për rindërtim rreth 1 mijë shtëpi individuale.

“Shteti bën sa mundet, por edhe shteti ka limite. Kur shteti nuk i bën të gjitha gjërat vetë, kërkon ndihmë nga shoqëria, nga njerëzit e famshëm, nga ata që kanë mundësi, nga njerëz që frymëzojnë të tjerët. Falë Xhesikës, Adrola Dushit dhe gjithë artistëve të tjerë, që kanë një reputacion, në vend që ta përdorin reputacionin për më shumë vanitet, per Instagram e Facebook, vendosen qe këtë reputacion ta shfrytëzojnë për t’i bërë shtëpinë Nuriut dhe Enos së vogël. Ndaj, edhe unë e kam zemrën plot me mirënjohje per ta. Ne do ta bëjmë punën tonë, jemi në një fazë ku kemi 1 mijë shtëpi të porositura, por çdo njeri që na heq një pjesë të barrës, na jep nje dorë”, tha Veliaj.

Mes emocioneve dhe lotëve të gëzimit, modelja shqiptare, Xhesika Berberi tregoi se si vendosi që të mbledhë fondet për rindërtimin e shtëpisë. Ajo siguroi se nisma nuk do ndalet me kaq, por shumë shpejt do të nisin punimet edhe për një banesë tjetër, për të lumturuar një tjetër familje në nevojë.

“Ideja për të kontribuar në këtë ditë të vështirë per shqiptarët, lindi thjesht nga zemra. Më dhembi zemra kur e pashë se si në një mëngjes, kur një tërmet ra e u shkatërruan shumë shtëpi, shumë njerëz humbën jetën dhe e ndjeva të domosdoshme të jepja kontributin tim. Mendova të hapja një faqe ne Go Fund. Nuk mund të le pa falenderuar Adrola Dushin, e cila dha një mbështetje shumë të madhe këtu. Gjithashtu, edhe të gjithë njerëzit që kanë dhuruar sepse kjo ishte gjëja më e bukur. Nga të gjithë ne u mblodhën këto fonde dhe u bë e mundur ndërtimi i dy shtëpive. Është gjëja që më ka bërë më krenare deri tani, kam vendosur që të ndihmoj dhe një familje tjetër dhe do ndërtoj edhe një shtëpi tjetër”, tha ajo.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se nëse të gjithë ne si shoqëri, në vend të përçarjes dhe shpifjes, vendosim të kontribuojmë dhe të bashkëpunojmë, edhe vendi bëhet më i mirë.

“Eshte bukur kur zbulon se dikush në anën tjetër të oqeanit, që gjithashtu ka zemër, gjithashtu mobilizon njohjet e veta, nuk zgjedh të shajë dhe të kritikojë, se asnjë nuk është perfekt, por thotë: Unë nuk i bëj dot të 3 mijë shtëpitë, po unë do bëj 2 a 3 sot, dhe një që mora përsipër nesër. Nëse si shoqëri funksionojmë në këtë mënyrë, ku secili ndihmon sa mundet, atëherë edhe vendi bëhet më i mirë. Kombi, shteti, Shqipëria janë nocione abstrakte, është shumatorja e njerëzve që e bëjnë vendin dhe nëse shumatorja është pozitive, pra secili bën më të mirën, nuk përçan, nuk shpif, nuk shan, por kontribuon, ndihmon, bashkëpunon, solidarizohet, atëherë edhe vendi bëhet më i mirë”, tha Veliaj.

Thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për të ndihmuar në rindërtimin e banesave të reja iu përgjigjën edhe mjaft biznese dhe figura të njohura.

Next Post
Grabitën klandestinët dhe plagosën njërin prej tyre, kush janë dy të arrestuarit

Kërcënoi se do të vriste veten, 31-vjeçari nga Fieri pas negociatave me RENEA-n arrestohet për 3 vepra penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In