Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli e cila u bë e njohur për publikun shqiptar nga lidhja e saj me reperin Fero, është sot një nga vajzat më të komentuara dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.
Modelja është nënë e një vajze, dhe format e saj trupore vazhdojnë të jenë të shkëlqyera.
Megjithatë Arbenita është një nga personazhet publikë shqiptarë që po agjeron dhe duket se këtë moment se ka fort të lehtë.
Ajo përmes një postimi në “Instagram”, ka treguar vështirësitë që po kalon gjatë ditës.
“Shikoni si po më dridhen duart, pasi jam mësuar të ushqehem tri-katër herë në ditë”, shkruan ajo pasi ka konsumuar iftarin.
/a.r