Nëse keni dëgjuar më parë për Rosanna Davisonin, atëherë e dini se ajo është shumë diskrete kur vjen puna e mbajtjes së sekreteve të saj personale – dhe kjo vjen për shkak se gjyshja e saj ka trajnuar spiunë.
Kohë më parë, ajo ka thënë se ka mbledhur aq shumë thashetheme sa për të shkruar një libër të gjatë.
E tani del se gjyshja e saj, Maeve, që ka jetuar në Kështjellën Bargy në Wexford, ka pasur një jetë mbresëlënëse gjatë së cilës ka trajnuar spiunë shqiptarë gjatë Luftës së Ftohtë në vitet ’50 në Maltë.
Ajo dhe gjyshi i Rosannas, Koloneli Charles Davison, ishin pjesë e Operacionit të Vlefshëm, një përpjekje top-sekrete për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri duke trajnuar kryengritës të fshehtë, transmeton Koha.net.
Dhe Maeve, gjyshja e saj, thotë se Rosanna (31 vjeçe) ka pak veçori nga Blloku i Vjetër kur kemi të bëjmë me personalitetin e saj.
“Mendoj se Rosie ka trashëguar etikën time të fuqishme të punës, përkushtimin dhe dellin për pavarësi. Ajo e di çfarë do”, thotë ajo në një intervistë për “Hello”.
Në të vërtetë, ka qenë pikërisht gjyshja e saj që e ka inspiruar atë të bëhet vegjetariane e përkushtuar pas një vizite në fermën e familjes së saj derisa ishte fëmijë.
Por modelja e “Playboy” insiston se nuk është “prej atyre personave që i detyron të tjerët të zgjedhin atë që unë e dëshiroj”.
Rosanna Davison, 31 vjeçe nga Irlanda, është aktore, këngëtare, modele dhe mbretëreshë e bukurisë e cila kishte fituar çmimin e Miss Botës më 2003.