Mauro Icardi nuk është më pjesë e projektit të Interit të ardhshëm, por modelja e njohur April Summer shpreson që situata të ndryshojë.
Bukuroshja është tifoze e çmendur e Interit dhe përmes një postimi surprizë në faqen e saj zyrtare në “Twitter” i ka dërguar një mesazh klubit dhe tifozëve.
“Është e vërtetë që Icardi ka qenë kapiteni ynë më i mirë, që na dërgoi më në fund në Champions League.
Mjaft u sollët keq me të, duajeni të gjithë, ashtu siç kam bërë dhe dhe e dua ende.
Icardi, mos shko te Juventusi, qëndro te Interi”, shkruan Summer, që ka shoqëruar këtë postim edhe me dy foto “hot”.











