• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Modelja e njohur ‘humb’ makinën luksoze, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

by Java News
14/10/2022 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, i dyshuar si autori i atentatit ndaj të ‘fortit të Shijakut’, Aleksandër Lahos dhe prokurorit të Durrës, Arjan Ndoja.

Mes pasurive që SPAK kërkon t’i kalojë shtetit është dhe një makinë Audi A8, që iu sekuestrua modeles Kejvina Kthella por që ishte në zotërim të Rrajës.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive të Rrajës, konkretisht:

Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.

Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.

Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.

Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.

Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.

Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.

Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.

Një orë dore Roleks.

Shuma prej 2750 Euro.

“Këto pasuri janë sekuestruar me vendimin nr.22 datë 23.10.2021 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”- thuhet në njoftim.

Redjan Rraja u arrestua në vitin 2019 pas një atentati ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, Andi Maloku si dhe Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi i Shijakut, i cili është shpallur së fundmi në kërkim.

Maloku mbeti i vdekur në atentat, kurse prokurori Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur.

Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles Kejvina Kthella, e cila është pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.

Ajo tregon se më datë 1 nëntor 2019 (ditën kur ndodhi atentati), ka komunikuar në telefon me Redjanin dhe i ka thënë se ishte në Durrës me disa miq.

Ndërsa alibia që Rraja kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë deklarimeve ka thënë se Redjani ndodhej në Belgjikë. E po kështu, edhe një përgjim i vjehrrës së tij me një mikeshë, është cilësuar me shumë interes për hetimin.

Ndërkohë ,dëshmia e vetë Kejvinës flet shumë për historinë e saj të fshehtë me një burrë të martuar.

Hetimet e deritanishme kanë provuar se i hetuari Redjan Rraja, në orët e para të paradites, ka shkuar në qytetin e Durrësit. Sipas deklarimeve të shtetases Kejvina Kthella (datë 05.11.2019), e cila thotë: “Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë.

Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij. Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit.

Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjesht kemi bërë bisedë normale. Unë komunikoj nëpërmjet telefonit tim, me numër 06924 XXXXX, Redjani disponon numrin e telefonit 06920 XXXXX”.

Dëshmisë se Kejvinës, që nxjerr në dritë lidhjen e saj me Rrahjës, i bashkëngjitet dhe vetë dëshmia e tij. I pyetur në cilësinë e të ndaluarit, më datë 05.11.2019 (në prani të mbrojtësit të zgjedhur Besnik Çerekja) shtetasi Redjan Rraja ka shpjeguar ndër të tjera se: “Unë kujtoj që më datë 01.11.2019, kam qenë në Tiranë, në mëngjes dhe rreth orëve të paradites kam ikur në Durrës me automjetin tim tip ‘Audi A8’, me targë AA 005 XY dhe kam qenë i vetëm. Kam kaluar në autostradën Tiranë-Durrës dhe kam shkuar te kolaudimi, te Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për të bërë dokumentacionin e automjetit.

Pasi kam mbaruar dokumentacionin, kam bërë një xhiro në qytetin e Durrësit, në qytet, gjithnjë me automjetin tim dhe në kohën që kam bërë targat kam qëndruar në Durrës rreth 4 orë, por nuk e mbaj mend mirë. Gjatë kësaj kohe, nuk më kujtohet të kem takuar dikë të njohur. Nuk mbaj mend mirë, por ndoshta kam pirë kafe në vendin e quajtur ‘Vollga’, Durrës. Jam kthyer për në Tiranë në autostradë rreth orës 5 të pasdites, po i vetëm, me automjetin tim dhe kam ardhur në Tiranë, në shtëpi”.

Gjithsesi, ajo që bie në sy në këto dëshmi, është fakti se Kejvina e pranon që ka kaluar natën me Redjanin, ndërsa Redjani as e përmend fare Kejvinën dhe kjo ka një arsye, pasi ai është i martuar. Kështu le të vazhdojmë me dëshminë e bashkëshortes së tij dhe vjehrrës.

Shtetasja Odesa Rraja, e pyetur si person që tregon rrethana të hetimit më datë 05.11.2019, bashkëshortja e shtetasit Redjan Rraja, gjithashtu rrëzon pretendimet e të hetuarit Redjan Rraja, teksa ndër të tjera ka deklaruar se: ‘Redjani ka numrin e telefonit 06920XXXXX dhe se ai aktualisht ndodhej në Belgjikë. Jam takuar me të para rreth një muaji (para se të ikte jashtë shtetit). Unë flas përditë me Redjanin dhe ai më pyet për fëmijët. Unë e kam pyetur se ku ndodhet dhe ai më ka thënë se është në Belgjikë dhe lëviz edhe në Holandë…”

Këtij rrëfimi i është bashkëngjitur e dhe përgjimi i vjehrrës së Rrajës. Shumë interes paraqet biseda e datës 11.11.2019, ora 09:38:12, bisedë që zhvillohej mes shtetases Leonora Shehu (e ëma e shtetases Odesa Rraja që është bashkëshortja e Redjan Rrajës), dhe një shtetaseje të thirrur Vera.

/s.f

Next Post
FOTO/ Sekuestrohen 1 milionë paund në portin e Durrësit, dalin detajet e para

Projekti 2 mld euro në Portin e Durrësit, lidhet kontrata me konsulentin që do vlerësojë tokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In