Fituesja e “Miss Globe Bjellorusia”, Ekaterina, e cila këtë sezon është pjesë e rubrikës “She’s on Top”, foli sa i takon eksperiencës së saj në Shqipëri dhe përshtypja që i kanë lënë të rinjtë.
Ajo tha se kur ka ardhur për herë të parë në Shqipëri është shokuar paksa, pasi sipas saj, këtu njerëzit janë pak parazitë dhe rrinë shumë në kafe, nuk duan punë.
“Në Bjellorusi njerëzit vdesin për punë. Punë, punë, punë dhe ka vetëm 1 ditë për pushim ose maksimumi 2 ditë. Këtu janë parazitë dhe është një problem shumë i madh. Jo vetëm të rinjtë, por edhe të rriturit”, tha ajo.
Ekaterina nuk është emër i panjohur pasi mbi dy vite më parë ajo u bë pjesë e portaleve si e dashura bjelloruse e gazetarit Klinton Zeqirajt.
/f.stafa