• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modeli nga Italia që sfidon shëmtinë e emisioneve “Zombi” të darkës

by Ylli Pata
27/12/2021 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ndërsa punoja para disa kohësh si bashkëpunëtor në një prej emisioneve më të njohura politike të televizioneve, në një puntatë, ku temë dite ishte refuzimi i Ilir Metës për të dekretuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn, sugjerova që në panel të thirren dy ish-Presidentë të Republikës për të analizuar ngjarjen.

Bëhej fjalë për Bamir Topin dhe Alfred Moisiun. Personi që drejtonte emisionin nuk e mori me entuziazëm, ngaqë tha se ata flasin butë e nuk bëjnë sherr. Në fakt, në fund rezultoi se qasja argumentuese dhe analiza e nivelit të lartë u mirëprit nga shikuesit.

Natyrisht që ky rast nuk u ndoq më, pasi thelbi apo filozofia e “ideatorëve” të emisioneve të darkës në prime time është “të ketë sherr, madje të fortë”.

E ky është bërë një fenomen shoqërues i të gjithë mbulimit mediatik të orës më të shikuar në televizion, ku ose ka emisione politike ku sherrosen politikanë e analistë, ku argumenti e logjika janë internuar, e të drejtë qytetarie ka marrë zhargoni apo ajo që quhet fjalë e pistë.

Panelistët nuk diskutojnë por përdorin fjalë: Legen, ditëzi, pa b*thë, protstitutë, e të tjerë pjesë nga depoja e druve të “librit të shtëpisë.

Si alternativë e paneleve politike, televizionet përdorin ato që quhen emisione “trash”, apo reality show, ku shahet e përleshet me të gjitha rasat e kohët e emrave e foljeve më të rënda të fjalorit të shqipes.

Arsyeja e kësaj filozofie apo strategjie? “Kanë audiencë!” “Njerëzit vdesin për sherr, intrigë e fjalë të pista”, thonë spin-doctorët e fantaksur të këtyre emisioneve, të cilët janë të tensionuar e nervozë gjithë kohën.

Madje më shumë se para ekranit, janë pas tij, ngaqë natyrisht në eter përcjellin pjesë të personalitetit, formimit, apo konceptit të tyre mbi atë sesi duhet treguar apo komentuar një ngjarje.

Në fakt, është një perceptim jo real, pasi kemi të bëjmë me një monopol në këtë rast. Konkurrohet me të njëjtin mall apo model. Sepse nëse do të konkurrohej me një emission trash nga njëra anë, e me një prodhim cilësor, sipas të gjitha gjasave do të fitonte ky i dyti.

Shembullin më kuptimplotë na e jep Italia, një vend që më shumë se të gjithë vende europiane dhe më gjerë, median e televizionin e ka pasur gjithnjë të anuar nga spektakli e nga “teatri mediatik”. Pra nga ajo që “spin doctor-ët” tanë i thonë show, që sajdiset më shumë duke e bërë, sesa duke qenë.

Alberto Angela, është një gazetar e prezantues televiziv, që prej vitesh, ecën nën gjurmët edhe të të atit-Piero Angela, prodhon emisione e dokumentarë jo argëtues, por formues.

Kryesisht mbi shkencën, historinë, trashëgiminë etj, ku prej vitesh i jep publikut emisione mjaft cilësore e me nivel të lartë. Por këto emisione, në të shkuarën jepeshin në orare “xhepa”, pra ose vonë në darkë, në drekë apo pasdite, për të mos ju afruar “zonës së nxehtë” të prime time-s.

Prej një viti, Alberto Angela, po garon në kohën më të shikueshme, me televizione private e komerciale që transmetojnë që nga debate politike, reality show të një niveli super ekstravagant, apo seriale shumë të arritura.

Në të gjithë këtë kohë, seriali i Angela-s mbi historinë e “Bell Paese-s”, pra mbi antikitetin, mesjetën apo historinë dhe bukurinë e qyteteve italiane, ka mundur fuqishëm të gjithë konkurrentët. Qëndron në vendin e parë, duke i dhënë televizionit publik- RAI, jo vetëm audiencën më të madhe, por natyrisht edhe shumën më të madhe të parave që vijnë nga reklamat, madje edhe ndërkombëtare.

Mbrëmë, Angela transmetoi një emision super mbi qytetin më të rëndësishëm të Jugut të Italisë-Napolin. Pikërisht pak kohë, pasi gazeta e madhe franceze “Le Figaro”, e kishte cilësuar një “qytet të botës së tretë”.

Alberto Angela, ndryshe, paraqiti një emision narrativ, dokumentar dhe shkencor mbi vlerat dhe bukuritë e qytetit, për të cilin Gëte i madh ka thënë: “Shiko Napolin, pastaj vdis!”

Sipas La Repubblica, emisionin e kanë parë rreth 4 milionë njerëz, afro 23% e audiencës. Që përbën rekord në një vend ku jo vetëm ka shumë televizione cilësore, por ku gëlojnë platformat digjitale botërore si Netfix, Amason Prime etj.

Në udhëtimin njëvjeçar, Alberto Angela, e ka dhënë me vepra se modeli fitues nuk është reality trash, apo sherri i “superanalistëve”, por cilësia e përmbajtjes.

E ky model mund të triumfojë natyrisht edhe në Shqipëri, por këtu duket se ka një dorë që kërkon ta shtyjë me regji dhunën verbale, sherrin, apo modelin trash të dallkaukëve. Imagjino, në një emision në një television kombëtar, një person që është kundër vaksinave dhe nxjerr vetëm teori komploti, cilësohet se “I ka dalë fjala”, kur realisht nuk i ka dalë natyrisht asgjë.

E gjitha kjo bëhet për të tërhequr audiencën që beson të gjithë këtë zallamahi, duke arritur në përfundimin se “njerëzit shohin në pasqyrë vetveten tek këta emisione, ndaj i ndjekin”.

Po pse nuk provojnë njëherë të bëjnë një prodhim cilësor si ai i Alberto Angela-s, e ta shohin sa vlen? Më pas të flasin!

Next Post
PD bën lëvizjen e radhës/ Një tjetër garë më 19 shkurt brenda partisë. Duma: Zgjedhim kryetaren e re të…

PD bën lëvizjen e radhës/ Një tjetër garë më 19 shkurt brenda partisë. Duma: Zgjedhim kryetaren e re të...

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Sot,jam shumë dakort me ju.Kemi nevojë per kulturë qytetare,ide te reja, diskutime e debate pa fyerje.Duam te ndjehemi mirë kur debati edukon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In