• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Modeli malazez” i opozitës, një problem apo favor për Lulzim Bashën?!

by Ylli Pata
06/05/2020 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi para pak ditësh në një emision televiziv se në këtë situatë ku ndodhet opozita, ajo ka nevojë vetëm për median që ajo të bëhet pjesë përcjellëse e opinioneve dhe qëndrimeve të saj.

Zonja Kryemadhi theksoi se nuk ka një mënyrë apo rrugë tjetër vetëm që opozita të jetë përcjellëse e qëndrimeve të saj në media për të pasur komunikimin e qytetarëve.

Një qëndrim që tregon qartë se një institucion thelbësor demokratik siҫ është opozita përfaqësuese ndodhet në nivelin e një organizate të shoqërisë civile, e cila ka nevojë bashkëpunimin me mediat për të pasqyruar raportet apo vështrimet e saj në terren.

Kjo është një situatë, që ka precedentë në Ballkan, pasi nuk po ndodh vetëm në Shqipëri e njëjta gjë. Edhe në Serbi, Maqedoni, Bosnjë etj, ka prej dy vitesh një lëvizje ppolitike polarizuese dhe përplasëse. Por modeli më ekstrem është precedent i Malit të Zi.

Prej më shumë se 20 vitesh, në vendin e vogël fqinj me Shqipërinë, të gjitha zgjedhjet i fiton një parti; PDS e presidentit Milo Gjukanoviҫ; si zgjedhjet parlamentare, si ato presidenciale ngaqë zgjidhet direkt nga populli, ashtu edhe zgjedhjet vendore.

Opozita politike e Malit të Zi, që prej referendumit për pavarësinë e shtetit ka zgjedhur rrugën antisistem. Pas humbjes në referendumin ku opozita malazeze ishte kundër ndarjes me Serbinë,  është vetëpërjashtuar nga sistemi politik duke kundërshtuar hyrjen e vendit të saj në NATO, duke kundërshtuar integrimin në BE, me anë të mjeteve bllokuese, siҫ janë protestat e dhunshme, përkrahjet e rebelimeve të armatosura, dhe normalisht bojkotimin e sistemit.

Kjo situatë ka krijuar një mazhorancë të palëvizshme për partinë e Gjukanoviҫit, e cila sa herë zgjedh, vepron si në “gjendje të jashtëzakonshme”, pra voton pro partisë në pushtet, ngaqë nëse bën të kundërtën mund të kthehen mbrapsht ato procese që kjo shumicë i cilëson si jetike, siҫ është hyrja nnë NATO apo integrimi në BE.

Një situatë që natyrisht përveҫ të tjerash ka ndihmuar në përdorimin abuzues të pushtetit nga ana e shumicës qeverisëse, e cila duke përdorur frikën se mos vendi kthehet mbrapa, rrit pushtetin e saj duke mos u kontrolluar dhe duke humbur standardet demokratike.

Një situatë, që ka ndikuar në koloritin e pluralizmit në vend, por që si proces politik i kanë dhënë Malit të Zi një avancim në BE ku i ka hapur negociatat e anëtarësimit si dhe është anëtarësuar në NATO. Qeveritë e SHBA-së e BE-së, e kanë qeverinë e Podgoricës si aleate në rrugën euroatlantike të vendit, pasi opozita ka zgjedhur drejtimin nga Moska. Kjo situatë kolapsi e ka nxjerrë opozitën jashtë sistemi dhe media e shoqëria civile kanë një rol të zgjeruar në kontrollin e abuzimit të pushtetit, që nuk se është i vogël.

Vetëm 3 vjet më parë, në Mal të Zi u arrestua ish-presidenti i vendit dhe disa kryebashkiakë kryesorë më akuzën e korrupsionit. Pas këtyre arrestimeve vendi hapi negociatat me BE por situata vijon të jetë e njëjtë.

Importimi i këtij modeli tek ne është paralajmëruar nga shumë analistë e qarqe në Shqipëri, disa herë edhe në gazetën TemA, që prej kur opozita shqiptare doli kundër sistemit në 2016-n, kur kundërshtoi reformën në drejtësi, një angazhim që përkrahej nga SHBA e BE.

Ky qëndrim e konfliktoi opozitën shqiptare me amerikanët dhe Bashkimin Europian, kur PD-ja e Lulzim Bashës kërcënoi në vitin 2017 që të mos hyrë në zgjedhjet parlamentare nëse nuk jep dorëheqjen Edi Rama.

Situata u cilësua nga SHBA e BE si një tentativë për të refuzuar hyrjen në procesit politik të reformës në drejtësi, madje komisioneri i BE për Zgjerimin, i shkroi një letër të hapur shqiptarëve ku u bë e ditur se do të njiheshin zgjedhjet edhe nëse opozita i bojkoton ato.

Me ndërmjetësimin e e SHBA, Basha bëri marrëvshjen e famshme me Edi Ramën dhe hyri në zgjedhje, ҫka e riktheu opozitën në sistem. Por një vit më parë, në prag të zgjedhjeve vendore, opozita u largua nga Parlamenti dhe më pas bojkotoi edhe zgjedhjet vendore, duke tentuar të bënte nul sistemin politik nëpërmjet bllokimit të proceseve.

Këtë mënyrë politike, SHBA dhe BE e refuzuan dhe pranuan se do të njohin zgjedhjet vendore, edhe pse ata nuk do të ishin pluraliste.

Por opozita, pasi u vetëpërjashtua nga Kuvendi, ku gjithsesi ka disa përfaqësues te saj që nuk pranuan të bëhen pjesë e skenarit djegës, u largua edhe nga pushteti vendor, duke mos pasur asnjë instrument politik të sajin vetëm qëndrimet publike, i vetmi instrument, i cili është me mandate të skaduar siҫ është edhe kreu i KLSH-së apo dhe kreu i KED-it Dvorani, është Voltana Ademi në Shkodër.

Edhe në Shqipëri, ashtu si në Mal të Zi, mazhoranca e Edi Ramës, ka marrë në dy zgjedhjet e fundit, jo vetëm votat e atyre që e vlerësojnë aksionin politik qeverisës së socialistëve, por edhe të atyre që e kanë parë si një zgjidhje të detyruar, pasi kanë dashur që të mos ndalohet reforma në drejtësi dhe bllokimi i sistemit.

Megjithatë, edhe pse duket sikur kjo situatë e kanë dëmtuar opozitën, në fund kjo panoramë i ka dhënë asaj opozitës, një mundësi të artë.

Një shans për të manovuar shumë lehtë në politikë nëse ka vullnetin por edhe i ulet punës realisht.

Pasi, ashtu si Berisha në 2005-n, që rierdhi në pushtet si fakt thjesht ndryshues i 8 vjeҫarit të PS-së, edhe opozita sot, mund të rivijë në pushtet pa bërë ndonjë sforco të madhe programore, por thjesht si dialektikë ndryshimi, pra si kërkesë për të lëvizur ndopak skenën politike, ҫka është një proces natyral.

Që do të thotë se pritshmëria e opinionit publik ndaj opozitës së Lulzim Bashës, i cili nuk njihet si një punëtor i madh edhe kur është në qeverisje siҫ ka ndodhur kur ishte kryebashkiak në Tiranë, nuk është shumë e lartë. Nuk i kërkon të studiojë e hartojë programe e zgjidhje të vështira ekonomike e sociale për vendin, që natyrisht një ekip politik opozitar mund t’i bëjë pasi ka kohë edhe mundësi, madje detyra ta bëjë një gjë të tillë.

Realisht kësaj opozite, që të marrë aprovimin e publikut, shumicës bëhet fjala jo vetëm militantëve që presin rrogën në administratë, thjesht i duhet të rihyjë në sistem dhe të paraqesë përpara publikuar një skuadër politike me paramentra normale, me një fjalë ta freskojë pak podiumin e relikeve 30 vjeҫare që mban në tribunë.

Next Post
Tmerri që vjen nga Lombardia: Vetëm sot, koronavirusi vrau 402 persona

Rritet numri i viktimave në Itali, 369 të vdekur në 24 orë, mbi tetë mijë të shëruar nga COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In