Pas historisë me Laert Haxhiun, në disa media u përfol për të tjera takime speciale me modele të njohura, këtë radhë në burgun e Reçit. Sipas mediave, 2 vajza të njohura të showbizzit shqiptar kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar, por nga drejtoria e Burgjeve thuhet se nuk ka të dhëna për episode të tilla.
Megjithatë, pas shkrimeve të cilat nuk janë vërtetuar deri më tani nga autoritetet, kanë nisur verifikimet, pasi emrat e tyre nuk figurojnë në librat e hyrje-daljeve në burg. Burime për Report Tv nga Drejtoria e Burgjeve thanë se po verifikohet nëse ka pasur zyrtarë të burgjeve të përfshirë që mund të kenë lejuar këto takime në shkelje të procedurave, pasi modelet mund të jenë futur duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve apo të afërme të tyre.
Drejtoria e Burgjeve nisi verifikim edhe për takimin special në burgun e Drenovës mes një modeleje nga Kosova, Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu. Disa ditë pas këtij takimi, Haxhiut iu gjet 1 celular, dhe 3 aparate të tjerë anëtarëve të grupit të tij. Po hetohet për personin që mund të ketë futur celularët brenda burgut.











