• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Modele në Angli”?! Historia rrënqethëse e 20 vjeçares që përfundoi si skllave prostitucioni

by Java News
14/01/2019 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua që u josh duke iu thënë se do bëhej modele në Britani, ka rrëfyer tmerrin sesi u bë skllave seksi. Gruaja me nënshtetësi rumune, u mor nga vendi i saj 10 vite më parë dhe u dërgua në Britani. Asaj iu tha se nëse nuk do pranonte të punonte në një shtëpi publike do i vrisnin familjen.

Helena u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me të huajt kur ishte vetëm 20 vjeç dhe nuk merrte asnjë para, pasi gjithçka e përfitonte tutori i saj, që i merrte klientit 120 paund në orë. Duke e përshkruar jetën e saj si ‘makth’, ajo rrëfeu se iu ishte dhënë kokainë çdo ditë, derisa u bë tërësisht e varur nga droga.

“Jeta ime në Rumani ishte e vështirë, por kjo nuk ishte asgjë në krahasim me atë që më është dashur të kaloj 10 vitet e fundit. Ka qenë një ferr,”-tha Helena për  Daily Star Sunday.

Ajo u mashtrua pasi iu tha se do udhëtonte drejt Britanisë për tu bërë modele.

Kur mbërriti atje, Helena bëri disa foto seksi me të brendshme për ‘modelim’ por që u vendosën në një webiste seksi.

“Dikush që e njihte familjen time më tha se isha e bukur dhe se mund të bëhesha modele. Por që këtë gjë nuk mund ta bëja në Rumani. Ai më tha se do përdorte lidhjet e tij për të nënshkruar një kontratë modelimi në Angli. Isha vetëm 20 vjeç dhe nuk doja të vuaja apo të shikoja familjen time të vuante, ndaj mendova të kapja shansin që mu dha. Mendova se ishte një shans për të filluar një jetë të re,”-tha ajo.

Helena tregoi se ishte dërguar në një banesë ku u takua edhe me 3 vajza të tjera, të cilave iu ishte thënë e njëjta gjë, se do paguheshin 500 paund në javë.

Për të shkuar në Angli asaj i duheshin 3000 paund, shumë që ia pagoi tutori i saj. Ai i kishte thënë të mos shqetësohej për shumën e kushtueshme pasi do punonte aq shumë saqë do ishte në gjendje ta mbulonte koston.

Ndërsa mbërriti në Angli filloi edhe momenti i konsumi i drogës për herë të parë. Në ditën e saj të dytë atje, ajo realizoi një set fotografik me të brendshme, por tutori i tha se nuk ishte i kënaqur me punën dhe se duhet të merrte një pilulë për tu çlodhur.

“Mendova se po më ndihmonin,”-tha ajo.

Më pas fotot e saj u nxorën në një faqe interneti prostituticioni së bashku me listën e çmimeve.

Dokumentet e saj u mbajtën nga ‘qiradhënësi’ derisa ajo të mund të paguante shtëpinë, duke iu dhënë fillimisht një punë si ‘masazhiste’.

Por doli se nuk do punonte si masazhiste, por në realitet ajo kreu marrëdhënie seksuale me një burrë pasi iu dhanë pilula për tu ‘qetësuar’.

“Pas kësaj u ndjeva shumë keq, pasi nuk ishte ajo që prisja. U thashë se nuk do  ta bëja përsëri. Më pas ata filluan të më bëjnë shantazh. Nëse nuk bëja atë që më thonin dhe nëse nuk paguaja borxhin do më vrisnin të gjithë familjen time në Rumani,”-rrëfeu Helena.

Asaj u dha gjithnjë e më shumë kokainë, duke bërë që borxhi i saj të rritej.

Ajo u shpëtua kur një klient anglez me lidhje me botën e krimit e ndihmoi atë dhe vitin e kaluar tutorët e saj e lanë të iknin.

Për fat të keq, historia e saj nuk është e vetme.

Është vlerësuar se rreth 40% e grave të trafikuara në Mbretërinë e Bashkuar janë rumune, sipas raportit të Tregtisë së Seksit Global për shfrytëzimin seksual të organizuar.

/a.meta

Next Post
Sulmohet me thikë kryebashkiaku, rrezikon jetën

Sulmohet me thikë kryebashkiaku, rrezikon jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

February 1, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama: Shpallen dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret, rritet mbi 2% buxheti i Mbrojtjes

February 1, 2026
Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

February 1, 2026
Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

Në ora 6 pas lufte te pijetorja “Te gota”!

February 1, 2026
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In