• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mocioni i opozitës hedh poshtë Qeverinë Mustafa

by Java News
10/05/2017 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi miratoi me 78 vota pro mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në seancën e sotme me replika e përplasje të forta edhe mes partnerëve kryesorë të koalicionit të dy partive më të mëdha nuk kishte vota të mjaftueshme për “mbrojtjen” e qeverisë së udhëhequr nga LDK nga mocioni i mosbesimit të opozitës, të përkrahur me vota edhe nga partia më e madhe e koalicionit qeverisës, PDK.

Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa u rrëzua me 78 vota pro mocionit të mosbesimit, 34 vota kundër dhe 3 abstenime, ndërsa në sallë ishin 115 deputetë të parlamentit, prej 120 anëtarësh.

Gjatë diskutimeve deputetët e opozitës argumentuan kërkesën për rrëzimin e qeverisë, me mospërmbushjen e vendimmarrjeve të rëndësishme për vendin, si marrëveshja e nënshkruar me Serbinë për Asociacionin, Demarkacioni me Malin e Zi, mosfunksionimi i Kuvendit dhe Qeverisë, ngecja në liberalizim, kapja e sistemit të drejtësisë, etj.

Ndërkohë, seanca u shoqërua me replika të forta dhe mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, dy partive aleate të koalicionit qeverisës.

Në nisje të seancës, deputetja e NISMA-s, Valdete Bajrami i ftoi të gjithë deputetët e Kuvendit të votojnë mocionin e iniciuar nga partia e saj.

“Ne jemi të bindur se vendi ynë ka nevojë për një qasje të re qeverisje, për shkak te keqqeverisjes dhe mungesës së vendimmarrjes”, theksoi Bajrami.

Ajo u shpreh se kësaj qeverie  duhet t’i ndërpritet mandati për këto arsye: marrëveshja e nënshkruar me Serbinë për Asociacionin, Demarkacioni me Malin e Zi, mosfunksionimi i Kuvendit dhe Qeverisë, ngecja në liberalizim, kapja e sistemit të drejtësisë.

 Sipas Bajramit, kjo qeveri s’ka qenë e  aftë të marrë vendime për të mirën e qytetarëve.

Ndërkohë, ne fjalën e tij kryeministri Isa Mustafa, theksoi se mocioni është një tendencë që dëmet e krijuara nga qeveritë paraardhese t’i adresohen kësaj qeverie.

Duke e cilësuar mocionin si “një pamflet politik që nuk ka asnjë bazë”, Mustafa tha se mocioni dhe nënshkrimi i tij nga deputetët është një lojë politike dhe ka si qëllim fshehjen e adresave të përgjegjësve për aferat korruptive dhe dëmet shumëmilionëshe të parave publike që i janë shkaktuar këtij vendi”.

Sipas Mustafës, sukseset e qeverisë nën udhëheqjen e tij ishin të mëdha si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Ne jemi vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, jemi vendi me policinë më të mirë në rajon dhe sukseset më të mëdha në luftën kundër terrorrizmit, ekstremizimit të dhunshëm dhe në luftën kundër drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe në menaxhimin e suksesshem te migrimit”, tha Mustafa.

Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë këtyre dy viteve jemi anëtarësuar në shumë organizata kulturore dhe sportive, ndërkombëtare, kemi pesë njohje të reja të shtetit tonë kemi fituar kodin telefonik shtetëror për herë të parë , kemi krijuar kushtet që ligjet e Kosovës të aplikohen në të gjithë territorin e Kosovës”.

Lidhur me kontratën e “Z mobile” me PTK-në, Mustafa tha se “pasojat e kësaj kontrate janë të njohura, kjo çështje i takon drejtësisë dhe inkurajoj drejtësinë që përgjegjësit t’i vërë përpara ligjit”.

Zenun Pajaziti shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës tha se këto javët e fundit kishte disa përpjekje të PDK-së që të bashkëbisedojë me LDK-në për problemet dhe proceset aktuale.

Ai ftoi deputetët e PDK-së që të votojnë unanimisht, siç tha ai, “për vullnetin që e shprehin edhe qytetarët e Kosovës”.

Sipas tij, Isa Mustafa në prezantimin e tij, ishte i njëanshëm, pasi shumë arritje, siç tha ai, janë përparime të arritura në vazhdimësi.

Mocioni i inicuar nga Nisma, krahas 30 nënshkrimeve nga deputetët e tri partive opozitare u mbështet edhe nga 8 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe 4 deputetë tjerë, kryesisht të pavarur. Në Kuvendin e Kosovës Partia Demokratike e Kosovës kishte 36 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 33, Lëvizja Vetëvendosje 16, Lista Serbe 11, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8, Gjashtë Plus (i komuniteteve pakicë) 6, Nisma për Kosovën 6, ndërsa pa grup parlamentar ishin 4 deputetë. /b.d/Kosovapress/

Next Post
Vendimi i SHBA për të armatosur kurdët që luftojnë në Siri, Turqia: I papranueshëm

Vendimi i SHBA për të armatosur kurdët që luftojnë në Siri, Turqia: I papranueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In