• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mllefi pa sens i berishjanëve ndaj Lulzim Bashës!

by Ylli Pata
08/02/2024 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha, deputetët, ndjekësit por edhe mbështetësit mediatikë nuk reshtin të thonë se ai është shumica e opozitës. OK. Nëse është kështu, pra nëse është lokomotiva e opozitës, atij i intereson që të lidhë pas vetes të gjithë vagonët që të çojë opozitën drejt fitores.

Nuk ka as kuptim, e as sens kjo luftë që i bën Bashës, nëse është vërtetë shumicë, pasi në fund të fundit, në zgjedhje, të gjithë faktorët opozitarë do të marrin votat që janë kundër qeverisë aktuale. Në fund, ai grupim kryesor apo lider opozitar, nëse fiton do të mbledhë të gjithë për të arritur shumicën. Kështu ndodh gjithkund e gjithmonë në fund të fundit.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet. Lulzim Basha e ka përjashtuar doktorin, e PD-ja e tij me qendrestarët që i bënë ballë sulmit të fortë e që kanë mbledhur rreth vetes vetëm ata që nuk e duan Sali Berishën, në fund të fundit janë opozitarë.

Nuk janë të tillë por mashtrojnë? Atëherë do të fitojë Foltorja, Mediu, Federata, Dash Shehu, Agron Duka bashkë me Ilir Metën.

Një votues që nuk e do këtë mazhorancë, dhe e di që Lulzim Basha është aleat i Edi Ramës, nuk ka gjasa që t’i japë vota si Lul Bashës, Enkelejd Alibeajt, apo të gjithë njerëzve që PD sot ka në vitrinën politike. Në këtë logjikë, Foltorja duhet të ishte e qetë e duhet të mos ja varte fare PD-së së vulës. Por lepuri fle gjetkë, e gjasat janë se zhvillimet janë krejt më të vrullshme edhe se perceptimet e dhëna në sondazhe.

Foltorja sot nuk është një parti, por një guaskë deputetësh dhe njerëzish oligarkë që nuk kanë fare lidhje në territor. Gazmend Gardhi është deputet i Elbasanit, së bashku me Dashnor Sulën, që sot ishte veshur në mënyrë piktoreske për të treguar një PR të fortë antiqeveritar. Sikur të dy këta deputetë të marrin 50 vetë nga zona e tyre bëjnë 100, nëse deputeti me shaqlin merr 50 bëjnë 150, shto 50 lezhjanë të Agron Gjekmarkajt bëjnë 200, shto 50 kamzalinj të Flamurit e 50, madje 60 të xhelalit bëjnë 260, 50 fierakë të Baçit e 50 vlonjatë të Leskajt 300, e 50 devollinj të Nallbatit bëjnë 350. Me një fjalë 40 herë 50 bëjnë 2 mijë protestues. E me 2 mijë protestues jo vetëm demonstrohet, por mbahet në këmbë një kauzë opozitare për një kohë të gjatë.

Por realiteti është krejt ndryshe. Deputetët nuk kanë bazë, sepse i kanë këputur vetë lidhjet me strukturat e PD-së, sidomos pas 8 janarit. Demokratët që ata thërrasin nuk janë ata që kanë bërë fushatë dhe i kanë zgjedhur deputetë. Shumica e tyre janë me Bashën e PD zyrtare, të tjerët janë të mërzitur. Ata që kanë mbetur me Sali Berishën, janë besnikë të tij. Elektorati, pra votuesit, është e vërtetë që në shumicë nuk i besojnë Lulzim Bashës, porn ga ana tjetër nuk kanë lidhje me deputetët e foltoren.

Një fushatë normale apo edhe jo normale do të vendosë një marrëdhënie të re, siç ndodh xhanëm. E kësaj i frikësohet foltorja, e cil nuk ka realisht terren poshtë këmbëve. Kërkon ta mbarsë me një radikalizëm, që keq apo mirë, e ka treguar veten në 10 vjet. Por fakt është se ky radikalizëm i është drejtua rmë shumë Bashës dhe mbështetësve të tij. Me një qëllim të caktuar; të trembë strukturat e PD-së. Por gjasat janë që nuk ndodh kjo, ndaj po veprohet me një push të fortë për të mos lejuar magnetizmin e strukturave me elekoratin. Po kush fiton në këtë rast? E tregoi 14 maji 2023, kur opozita hummbi edhe Shkodrën e Tropojën…

Next Post
“Basha, politikan që refuzon të shesë atë që prodhon”, Minxhozi: Betejën e vërtetë ka reformën zgjedhore

"Basha, politikan që refuzon të shesë atë që prodhon", Minxhozi: Betejën e vërtetë ka reformën zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In