Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Lushnje, pasi është përplasur nga një makinë.
Siç bëhet me dije aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur, “Pushimi i shoferëve”, ku një makinë që drejtohej nga 23-vjeçari Pjerino Jaupllari, ka përplasur një motor që drejtohej nga i moshuari i cili mbeti i plagosur
Policia ka shkuar që vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.
Ndërsa nga ana e bluve të Lushnjes, ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes./a.m.