Një 55-vjeçar u aksidentua për vdekje mëngjesin e së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës.
“Më datë 17.12.2016, rreth orës 06:30, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Yrshekut, drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, shtetasi A. Ç., ka aksidentuar këmbësorin F. D., 55 vjeç, i cili është dërguar me ambulancë për në Spitalin e Traumës, por ka ndërruar jetë rrugës për pasojë të plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Komisariatit Rajonal Rrugorë Tiranë./a.m.