Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në hyrje të qytetit të Beratit.
Nga se bëhet e ditur një makinë tip fuoristradës ka përplasur dy këmbësorë në aksin rrugor Kombinat-Uznovë, në lagjen Celepias, pranë Urës Se Goricës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar të plagosurit, të cilët janë:
K.K, 55 vjeç, dhe E.E, 25 vjeç.
Mësohet se gjendja e dy të plagosurve është e rëndë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Informacion paraprak
Më datë 15.01.2018 rreth orës 09:30, Salla Operative është njoftuar se në rrugën Antipatrea në afërsi të vendit të quajtur “Varrezat e Dëshmorve” ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje mbrritën shërbimet e policisë ku konstatuan se shtetasi E.P, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin me targa AA614MD, ka përplasur shtetasit K.K, 55 vjeç, dhe E.E, 25 vjeç.
Të dy të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjeksore.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Berat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.