Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme ku në autostradën A13 Bologna-Padova në Itali, ku për fat të keq ka humbur jetën një shqiptar,
Sipas mediave italiane thuhet se viktimë ka mbetur një 44-vjeçar nga Shqipëria, ndërsa nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
Burimet e policisë kanë njoftuar se viktima ka qenë duke udhëtuar me një kamion në këtë autostradë, por ka ndaluar në korsinë e emergjencës raporton Panorama. Dhe teksa ka zbritur nga kamioni, është përplasur për vdekje nga një makinë tip “Volkswagen Passat” që drejtohej nga një 54-vjeçar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa 44 vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat për hetim dhe zbardhjen e ngjarjes./a.m.