Një aksident i rëndë ndodhi në Lezhë gjatë mbrëmjes.
Informacionet e para flasin për një person të vdekur në zonën e Kunes në Shëngjin, ku një makinë humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Informacion paraprak
Me datë 25.06.2018, rreth orës 21:06 është marrë njoftim se në Shëngjin, në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit, mjeti tip Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.Rr. 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.m.










