Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Elbasan.
Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht së bashku me trupin e shoferit. Mjeti ka përfunduar në një servis makinash,
Për pasojë, ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit. Nga të dhënat e para, dyshohet që shkak i ngjarjes së rëndë të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti.
a.ç