• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeshtri Pirro Milkani falenderon Veliajn: Gjest fisnik nga Bashkia e Tiranës. Lagjja ime ka ndryshuar për mirë, si shumë lagje të tjera të kryeqytetit

by Java News
10/05/2024 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeshtri i kinemasë, Pirro Milkani, i pranishëm në takimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me administratorët e pallateve, tha se është shumë i lumtur që tashmë pallati ku ai jeton, falë fondit të komunitetit të vendosur në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, ka një ashensor të ri dhe se ai në moshën që ka nuk është më i detyruar të ngjisë e të zbresë 50 shkallë çdo ditë.

Regjisori Milkani vlerësoi investimin, si një kontribut të jashtëzakonshëm, sidomos për pensionistët, të cilët investimin e përfitojnë falas.

“E kam thënë dhe e përsëris publikisht që është një nga gjestet më fisnike që Këshilli Bashkiak, kryetari i Bashkisë, anëtarët e Bashkisë, ata që e duan Tiranën dhe Shqipërinë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm dhe na transformojnë jetën në këtë pleqëri, në moshën tonë. Jam i lumtur që bashkë me gruan time dhe me disa familjarë të tjerë, që janë të moshuar, të moshës së tretë, të hipim e të zbresim si njerëz, me ashensorë, në ato shkallë të një pallati të cilin e duam me shpirt, por që është shumë e vështirë që t’i zbresësh çdo ditë 50 shkallë.

Unë kam vetëm falënderime të veçanta për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka vepruar dhe vepron në mënyrë të shkëlqyer në zbukurimin e Tiranës. Unë mund t’ju them që vetëm blloku nga shtëpia ime në rrugën “Mine Peza” deri tek ish-gazeta Zëri i Popullit, gjithë ai bllok, në këto 4-5 vjet, është punuar me themel për kanalizimet, tubacionet e ujit, për ndriçimin, për çdo gjë. Lagjja ime, blloku im, ka ndryshuar si shumë blloqe të tjera të Tiranës e nëse do të vazhdojë kështu, pa diskutim që vota jonë do jetë dyfish më e madhe në zgjedhjet e ardhshme.”, tha Milkani.

Next Post
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In