Arian Shehu, artisti i mirënjohur i muzikës polifonike shqiptare, është njëkohësisht trashëgimtar i sektit Halvetjan, që vjen në Gjirokastër ndër 11 breza.
Për detyrën e tij si Sheh, ai shprehet se nëse nuk mund të bësh mrekulli, njerëzit nuk vijnë më te ti.
Për këtë, Shehu rrëfen rastin e një gruaje që nuk mund të bënte fëmije edhe pas shumë vitesh përpjekjeje, por pas takimit me zotin Arian, për 1 muaj zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.
“Njëra nuk bëri fëmijë 8 vjet, i dhashë një gjë, dhe në krye të muajit ngeli shtatzënë. Bëri djalë. I dhashë një nuskë që e mbajti në mes”- tha ai./m.j