Presidenti Meta vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” atleten Luiza Gega, në një ceremoninë solemne, të zhvilluar në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.
Presidenti Meta i dorëzoi Titullin kampiones së atletikës shqiptare me motivacionin: “Për talentin, karakterin dhe profesionalizmin e treguar në arritjen e rezultateve të larta në sportin e atletikës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të mëdha si atlete e niveleve botërore, shembull frymëzimi për të gjithë sportistët e rinj e të reja”.
“Serioziteti e sakrificat në punën e saj janë themeli i sukseseve të shumta”, theksoi Meta gjatë dekorimit të Luiza Gegës.
/a.r