• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjerimi i protestave të fund dhjetorit

by Mentor Kikia
30/12/2018 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Pashë, mes të tjerëve, nja dy tipa që nuk frymëzojnë aspak qytetari. Nuk di të them nëse duhej të ishin në burg, por në një protestë për demokraci jo. Ani, secili është i lirë!

Dëgjova, mes të tjerëve, një vajzë me një zë të mrekullueshëm, vokal madhështor, si një soprano. Filloi të fliste tërë mllef: Mbrëmë pashë një gazetar, një palo gazetar, që tha në televizor se tiranasit janë dembelë, qylaxhinj, tashethemexhinj rrjetesh sociale, që rrinë nëpër kafene. Por unë i them atij se ne nuk jemi të tillë.

-Jooooooooo – bërtiti turma.

Ai gazetari isha unë. I thashë mbrëmë këto epitete për banorët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, në një program në ABC News.

Vajza, mesa duket, e kishte kapur nga mesi fillin e bisedës, pasi unë i akuzova qytetarët për indiferencë, pasi nuk iu bashkuan apo iu bashkuan shumë shumë pak protestës së thërritur nga një grup emigrantësh. Ndërsa në rrjetet sociale të nxjerrin sytë.

Vajza vazhdoi:

-Ky kryeministër i korruptuar do të iki, do ta qërojmë, bashkë me këta gazetarët e tij dhe mediat e tij të shpifura.

-Pooooooooooooooo – bërtiti turma.

Pastaj ajo vazhdoi:

-Ndaj unë kërkoj:

-Ndryshimin e ligjit zgjedhor, që po mban peng demokracinë.

-Rishikimin e ligjit për koncensionet, që mundëson vjedhjet e tenderave.

-Ndalimin e këtyre ofshore-ve që po zhvasin ekonominë.

Vajza po lexonte shkrimin dhe propozimet që kishte bërë publikisht i njëjti “palo gazetar”.

Dhe turma shoqëronte

-Poooooooooo

-Poooooooooo

Nënqesha dhe qëndrova të dëgjoja deri në fund. Të gjitha mallkimet dhe akuzat e mundshme, ta thëna e stërthëna deri tani në të gjitha tubimet, mediat, rrjetet sociale. Ik Ik Ik- bërtiste turma. Po si do të ikë, në ç’mënyrë? Konkretisht çfarë kërkohet, çfarë do të bëjmë ne që ai, apo ata të ikin?

Turp, turp, turp….

Ika, me mendjen top që ato që kisha thënë një natë më parë në studio për banorët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë ishin shumë pak.

Mu dhimbsën realisht ata emigrantë që kishin ardhur me një ideal dhe shpresë, që mes një populli që pëlcet nga marazi në rrjetet sociale, do të frymëzonin reagim qytetar.

Por jo, sot kishte dhjetë herë më shumë njerëz në qendrën tregtare “Toptani”, sesa në protestën para kryeministrisë.

Ika me mendjen top se protestat që mbeten gjatë pa kokë, nga frika se mos e kap Rama, dhe pa axhendë, më duken po aq të vdekura sa edhe një trup pa kokë.

Gjithsesi vazhdoj të shpresoj dhe të këmbëngul se kërkesa e parë, nëse do të ketë, të jetë shkatërrimi i Ligjit Elektoral, për të rikthyer lirinë politike në këtë vend.

Next Post
Duhan/Eksperimenti me kavanozat që duhet ta vështrojë çdo duhanpirës

Duhan/Eksperimenti me kavanozat që duhet ta vështrojë çdo duhanpirës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In