• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjerim nuk është të jesh i varfër. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist

by Adrian Thano
09/11/2025 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Një grua nga periferia del në rrugë për të protestuar, me fotografinë e burrit të vdekur në minierë, në dorë. Nuk ka pamjen e zonjave firmato të parlamentit, qeverisë, opozitës që flasin për fuqizimin e gruas nga sallat me ajër të kondicionuar. Sytë e saj janë të lodhur, gishtat të rrudhur, flokët të parregullt, si fjalët që thotë. Por pamja e saj flet më shumë se çdo fjalim apo konferencë për media.

Ajo është fytyra e padrejtësisë sociale në një vend që qeveriset nga socialistë.

Prej disa javësh, minatorët e Spaçit në veri kërkojnë legjitimimin e sindikatës dhe siguri në punë; ndërsa naftëtarët e Marinzës në jug kërkojnë një pagë që t’i mbajë gjallë mes tymit dhe helmeve të naftës.

Dy realitete, dy skaje të vendit, por e njëjta gjuhë: gjuha e njeriut të papërfaqësuar, të lënë pas, që kërkon pak vëmendje nga një Tiranë ku çdo ditë shfaqet luksi i pacipë i atyre që i drejtojnë: Përgjime ku milionat e eurove zhduken si pesëleksha, makina që kushtojnë sa një galeri e tërë kromi, orë që vezullojnë mbi kyçet e korrupsionit, darka ku gromësijnë të vetëkënaqur ata që firmosin koncesione të paguara me djersën e atyre që nuk kanë as oksigjen.

Ironia është therëse: Shqipëria qeveriset prej vitesh nga një parti që e quan veten të majtë. Tetëdhjetë e tre deputetë majmen me etiketën “socialistë”. Asnjë prej tyre, hiq ndonjë postim jo zyrtar, nuk pipëtin për Spaçin dhe Marinzën. Kanë harruar thelbin e së majtës: mbrojtjen e klasës punëtore, barazinë sociale, dinjitetin e punës. Në vend të tyre, kemi ligje speciale që i shërbejnë kapitalit.

Punëtori, dikur shtylla morale e së majtës, është kthyer në një fjalë të bezdisur që nuk përdoret më as në fjalime. Pasunarët tanë të rinj i sikletos mjerimi. Por mjerim i vërtetë nuk janë ata që luftojnë për frymëmarrje. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist. Nuk ka mjerim më tragjik dhe më qesharak se falsiteti.

Fatkeqësisht, edhe pjesa tjetër e shoqërisë sonë, e marrosur pas lekut, ka zgjedhur të mos i hedhë sytë aty ku jeta shkurtohet për pak euro në ditë. Ka mungesë ndjeshmërie dhe solidariteti. Një shoqëri që nuk mbron dinjitetin e atyre që punojnë, jo vetëm e majtë apo e djathtë nuk është, por nuk është më fare shoqëri.

Është një treg i ndotur, ku shitet e blihet çdo gjë. Edhe shpirti.

Next Post
Një replikë pak vulgare …

Bojkoti i zgjedhjeve, fitoi heshtja, humbi demokracia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

“Nuk përdorem, s’jam as i Berishës as i Salianjit!”, Kalaja: Nëse krijojnë parti tjetër, nuk i mbështes

December 5, 2025
Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

December 5, 2025
Del për herë të parë foto e Sali Berishës me Enver Hoxhën / Baze: PD duhet të ndjehet e turpëruar nga ky fosil…

Tabloja sinoptike e Sekretarit të Parë të PD-së

December 5, 2025
Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

December 5, 2025
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

Pse nuk kandidon për kryetar partie përballë Berishës? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

December 5, 2025
Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

December 5, 2025
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

PD nis analizën, urdhri për degët: Evidentoni çdo faktor, edhe kandidatët që ndikuan negativisht

December 5, 2025
KLSH zbardh abuzimet në hemodializë: Pagesa të dyfishta dhe mungesë investimesh nga kompania e Allajbeut

KLSH zbardh abuzimet në hemodializë: Pagesa të dyfishta dhe mungesë investimesh nga kompania e Allajbeut

December 5, 2025
Gjykata i dha të drejtë qeverisë italiane për marrëveshjen me Shqipërinë, ish-kryeministri Renzi viziton të mërkurën kampin e Gjadrit

Në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohet hapja e 20 qendrave pritëse për emigrantët

December 5, 2025

Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In