• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjerë gazetaria dhe gazetarët: Kur rakia bëhet analizë dhe rrushi koment politike

by Ilir Demaliaj
24/07/2025 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Dje, teksa po shfletoja kanalet televizive siç shfletohet një gazetë e stërvjetruar që mblidhinin  bukën për punë në kohën e komunizmit, më zuri syri Euronews Albania në emisionin NOW (TANI). Aty, në një moment  më kapi  veshi një “gazetar” — ose të paktën dikë që e mban veten për të tillë. Emrin nuk po e përmend, jo nga mirësia, por nga paaftësia për ta kujtuar mes gjithë atyre figurave që dalin çdo ditë e që e kanë kthyer ekranin në një një kënetë ku llomotitet e llokoçitet gjithë ditën e lume pa kuptim .

Ky zotëria në fjalë, me vetëbesimin e një psikiatri të famshëm dhe me tonin e trashur të një gardiani të SPAK-ut, deklaroi me plot gojën:

“Erion Veliaj është në depresion të rëndë dhe ka pirë 30 kg raki.”

Po pra. Tridhjetë kilogramë. Jo gramë, jo litra, por kilogramë raki. Sepse, siç duket, rakia është tashmë njësi matëse e shëndetit mendor, dhe gazetari shqiptar ka kaluar nga roli i informuesit në atë të diagnozuesit klinik, distileristit dhe analistit të alkoolit të fermentuar nga rrushi.

Ky fenomen është një reflektim tragji-komik i asaj që mund të quajmë “gazetari të bërzive (mbetjeve të rrushit pasi është shrydhur dhe zier për raki) të rrushit” — ku rrushi nuk është më fryti i vjeljes profesionale, por metafora më e mirë për përmbajtjen e stërkulluar që na serviret si “analizë”.

Dhe meqë ra fjala, po, rrushi bën raki. Por jo çdo rrush bëhet gazetari, e aq më pak çdo gazetari bëhet ekspert për rrushin, për depresionin, për politikën, për moralin dhe për çfarëdo teme tjetër që i vjen përpara mikrofonit.

Në Shqipëri, lajmi nuk verifikohet, lajmi ndërtohet. Analiza nuk bëhet, sajohen. Gazetari nuk pyet, por deklaron. Ai nuk kërkon të informojë publikun, por ta trullosë. Dhe kjo është një çorbë që ziet e stërzihet si çorbë derrash në kazanin mediatik dhe hidhet në eter  si pordhë intelektual – sa qelb dynjanë.

Habia e vetme që na ka mbetur është që nuk ka më habi, as kur qelbemi prej pordhëve mediatike dhe as nuk mundohet kush të zërë hundët me dorë prej erës së qelbur të pordhëve të kazanit mediatik.

As kur dëgjojmë deklarata të tipit “Veliaj ka pirë 30 kg raki”, as kur na analizojnë liderë politikë si të ishin pacientë klinikë. Sot gazetaria ka rënë në dorën e opinionistëve që e ndërtojnë mendimin si një status Facebook-u, ku lajmi është “çfarë kam dëgjuar unë nga një shok që ka parë një tjetër që ka qenë aty”.

Mjerisht, kjo është fytyra e një pjese të mirë të medias shqiptare. Një media që më shumë prodhon tallava sesa informacion, ku sarkazma zë vendin e fakteve, dhe ku çdo studio televizive është bërë një kazan rakie, ku dehja vjen jo nga alkooli, por nga arroganca, injoranca dhe mosbesimi ndaj çdo etike profesionale.

Në këtë çorbë ku është zier gjithçka — gazetaria, politika, shëndeti mendor, rakia dhe rrushi — një gjë mbetet e qartë:

Ka shumë pak gazetarë dhe shumë rrush të bërë uthull.

Next Post
Horoskopi për dhjetorin / Astrologia: Shenjat me probleme për festat e fundvitit

Hëna te Luani hap një cikël të fuqishëm, Meri Gjini zbulon si do ndikojë te secila shenjë e Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes! Ja kush kategori do të marrë më shumë

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension deri më 31 dhjetor 2026

February 19, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In