• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeku shqiptar në Itali: Të prekurit nga koronavirusi në botë mund të jenë 10 fish

by A R
08/04/2020 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur vendi ynë prej disa javësh po përballet me pandeminë globale COVID-19, Alban Beltoja, mjeku shqiptar që punon në spitalin e Lodit në Itali, pohon se shifrat e të prekurve kudo në botë mund të jetë 10 herë më i lart se ai që është raportuar.

Në një intervistë përmes skype për ‘News24’ mjeku tha se tamponi nuk i vë ‘vulën’ sëmundjes së COVID, pasi në disa raste pacienti mund të rezultojë edhe negativ. Sipas tij janë shenjat klinike, radiografia, skaneri, ato që tregojnë prekjen nga virusi vrastar.

Teksa u ndal tek situata në Itali, profesor Beltoja tha se tashmë situata po qetësohet, pavarësisht se numri i vdekjeve është i lartë. Ai tha se shumë mjekë që u prekën nga koronavirusi, tashmë janë rikthyer në punë.

“Të sëmurët që ndjek, jo vetëm të sëmurët e Lodit, ka shumë të sëmurë që janë shëruar plotësisht. I janë kthyer jetës së përditshme. Kemi pasur dhe raste të moshave të mëdha. Shumë kolegë janë shëruar dhe janë kthyer në punë. Tamponi nuk i vë ‘vulën’ sëmundjes. Një tampon nuk është një e dhënë e fortë për COVID. Se dhe mund të mos e tregojë. Shenjat klinike, shenjat radiografike, në skaner, janë ato që vihet diagnoza. Një tampon negativ, s’do të thotë asgjë se është i tillë. Por tamponi më i sigurt është ai i marrë poshtë frymëmarrjes.”, tha mjeku.

Po ashtu Beltoja theksoi se të gjitha kartelat mjekësore të personave që kanë humbur jetën në Itali do të rishikohen, për të parë nëse ata kanë vdekur nga COVID, apo nga sëmundje të tjera dhe pse kanë qenë pozitiv ndaj virusit.

“Ka pasur një polemikë që është bërë në Itali, nëse ata kanë vdekur nga COVID, apo me COVID. Do vijë dita që të shihen kartelat, nëse ata kanë vdekur nga COVID, apo nga sëmundje të tjera dhe që kishin dhe konroanvirus. Numri i të sëmurëve që po vdesin, është më i madh se normalisht. Epidemia e COVID ka ndikuar për rritjen e vdekshmërisë. Do të kishte vlerë analizimi i situatës. Jam në dijeni të një analize që i është bërë një të sëmure në Lombardi. 1591 të sëmurë janë trajtuar në terapi intensive në Lombardi në këto 3 javë. Ky studim doli dje dhe tregon saktë atë çka pamë dhe që po shohim sot. Është një realitet që e shikojmë ditë për ditë. Vdekshmëria e personave që kanë arritur në terapi intensive është gjë tjetër. Përqindja e madhe e vdekjeve janë mbi grupmoshën 70-80 vjeç. Është ajo kategori që dhe në kushte normale nuk do të trajtohej dot në terapi intensive. Ne dimë tashmë që kjo sëmundje, është e re për ne. Përsa i përket trajtimit reanimator. Janë shumë organe, njëra pas tjetrës që në pak kohë çedojnë, ndaj kanë humbur jetën dhe mosha të reja. Në spitalin tonë moshën më e re që kemi humbur ka qenë 50 vjeç.”, pohoi ai.

Ndër të tjera mjeku shqiptar tha se në Itali vijohet ende me lëvizjen e kufizuar, ndërsa theksoi se duke nisur nga nesër mund të kryet testi i popullatës për të parë nëse kanë ‘kujtesën’ e këtyre viruseve.

“Ne vazhdojmë me kufizimet e orareve siç kanë qenë. Këto ditë kemi dhe detyrimin që të kemi një maskë. Aktivitetet prodhuese esenciale janë të hapura. Shumë aktivitete të tjera që mund të kryhen nga shtëpia, janë të mbyllura. Mësimi kryhet online në mëngjes. Epidemia e viruseve korona kanë një veçanti. Ato mund të luftohen shumë mirë me masat e izolimit. Ai është kyçi. Pamë se çfarë ndodh nëse nuk izolohemi, virusi lëviz lirisht. Sa i përket eksperiencës tonë, janë bërë testime tek simptomatikët. Tani strategjia po ndryshon. Ka mundësi që nesër, që testohet nëse personat kanë kujtesën e viruseve. Kategoritë që do të testohen të parët, janë personeli mjekësor. E më pas gjithë popullsia për të lejuar qarkullimin me kujdes, me maska. Imuniteti i turmës është një koncept i vjetër, dhe nuk jam pro prekjes së të gjithë turmës. COVID-19 është virus i ri. Ne nuk kemi imunitet, pasi nuk kemi qenë në kontakt me të. Me këtë virus, është hera e parë. Numri në total i të prekurve në Itali dhe në shtetet e tjera nuk është ai që jepet zyrtarisht. Mund të jetë 10 herë më i madh. Në Itali mendohet të jenë 5-6 mln të prekur.”, përfundoi mjeku.

/a.r

Next Post
Çfarë pasojash do të lërë koronavirusi në demokracinë shqiptare

Çfarë pasojash do të lërë koronavirusi në demokracinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In