Mjeku: Shqipëria të negociojë me Kinën e Rusinë për vaksinat antiCovid, e bën edhe Gjermania

Artan Koni

Mjeku i njohur Artan Koni i ftuar këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News24 duke folur për vaksinat antiCovid tha se nuk është ndonjë luks i madh që Shqipëria është e mbyllur ndaj tyre, në një kohë që vetë Gjermania është e hapur të negociojë me ta.

Artan Koni: Negociatat me firmat prodhuese duhet të fillojnë shumë më parë se të merret miratimi. Të jesh i mbyllur ndaj vaksinës kineze dhe ruse nuk është një luks kur vetë Gjermania është e hapur të negociojë me ta. Ne po bëheëmi më europianë se Gjermania. Nuk po them ta marrësh direkt, por të bësh negociata, kur të miratohet ti të jesh gati. Edheë nëse ajo miratohet ne mbetemi pas. Pfizer s’ka mundësi teknike të prodhojë vaksina për gjithë botën. Ka filluar edhe të mos respektojë kontratat e kishte 10 mijë e ca doza solli 1 mijë e 1070, çfarë do t’i thuash?

Zv. ministrja Tomini: Vaksiat në fjalë nuk janë miratuar nga EMA, edhe kryeministri tha se kemi drejtim kundrejt vendeve europine, nëse ato hapen ndaj vaksinave ruse do ta kemi dhe ne. Ndërsa kontraktimet dhe parapagimet janë bërë drejt Pfizer e Covax, por kjo nuk është kthim krahësh apo mbyllje kufijsh me Kinën e Rusinë.

Artan Koni: Problemi është që mbetemi pak vonë nëse nuk nisim negociatat.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com