• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mjeku ligjor: Shpretka mund të dëmtohet edhe nga goditjet e bebit

by Aalison Pearse Stevens
19/09/2016 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk e ka për funduar hetimin e plotë për vdekjen e dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Por sipas nëndrejtorit, dr. Admir Sinamatit, duke qenë se kjo çështje ka një ndjeshmëri të madhe, po punohet që koha e përfundimit të të gjitha analizave të jetë më e shkurtër. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Sinamati thekson se ka përfunduar autopsia, por jo analizat toksikologjike.

Ndërkohë që, i pyetur në lidhje me çarjen e shpretkës, si diagnoza e përcaktuar e cila i ka shkaktuar vdekjen 35-vjeçares Aida Çajka dhe foshnjës 9-muajshe që kishte në bark, ai thotë se kjo është një gjë e mundur gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve hormonale që pësojnë femrat, por edhe nga goditjet e fëmijëve.

“Foshnja ishte e madhe, pasi peshonte 4.8 kg. Dëmtimi mund të ketë ardhur edhe nga goditjet e fëmijës. Është një gjë që nuk përjashtohet”, theksoi nëndrejtori i mjekësisë ligjore, Admir Sinamati për “GSH”.

Zoti Sinamati, në çfarë pike është mjekësia ligjore në lidhje me tragjedinë e dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni”? Kur mund ta kemi ekspertizën përfundimtare?

Ekspertiza të tilla normalisht kërkojnë 2 javë kohë, tani ka përfunduar autopsia. Por duhen bërë analizat toksikologjike, të mblidhen të gjitha ekzaminimet që të dalë ekspertiza mjekoligjore. Duke qenë se kjo është një ngjarje që ka ndjeshmëri të madhe publike, do të punohet që përgjigjja të dalë në kohë më të shpejtë. Diagnoza që u dha si shkaktare e vdekjes, është çarja e shpretkës.

Si e gjykoni ju këtë, pasi ka shumë zëra profesionistësh të mjekësisë që thonë se dëmtimi i shpretkës ndodh nga traumat e rënda, nga një aksident me makinë apo goditje…

Dy janë arsyet madhore të dëmtimit të shpretkës: nga traumat, dhe në rastet kur personi vuan nga sëmundje të gjakut. Te gratë shtatzëna kjo diagnozë nuk është një gjë e pamundur, për shkak të ndryshimeve të komponentëve hormonalë që ato pësojnë. Teorikisht mund të ndodhë edhe nga goditjet që mund të shkaktojë fëmija, dhe sidomos nëse është një fëmijë i madh, si në këtë rast. Por asgjë nuk është vërtetuar. Duhet të presim të dalë ekspertiza përfundimtare.

Sa i madh ishte fëmija?

Nga të dhënat rezulton 4.8 kg. Dhe, nëse godet vazhdimisht në një pozicion ku ndodhet shpretka, nga ana mjekësore mund të ndodhë edhe dëmtimi i saj.

BW/d.i.

 

Next Post
Bregu: Drama e maturantëve përgjegjësi e Qeverisë, por edhe opozita gaboi

Majlinda Bregu kundër lidhjes me LSI: Koalicionin më të mirë e kemi me qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In