Por pa asnjë verifikim minimal, denoncimi i personit pas profilit fals në Facebook që shtiret si “MJEKU DIAMANT KUKA”, u mor si i vërtetë dhe pushtoi faqet e mediave elektronike, dhe jo vetëm.
Newsbomb.al ka arritur të verifikojë se bëhet fjalë për një sajesë jo vetëm për denoncimin e Diamant Kukës, që shtiret si mjek në Facebook, por edhe për vetë ekzistencën e tij. Një mjek me emrin Diamant Kuka nuk ekziston në Shqipëri, por mesa duket edhe në mbarë botën.
Ai pretendon në profilin e tij në Facebook, ku e ndjekin jo pak, por mbi 1 mijë persona, se ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, por ajo që e nxjerr zbuluar këtë person, është fakti se ky profil është hapur në vitin 2015, në kulmin e debateve për testimin e mjekëve në Shqipëri.
Në të vërtetë, ky person në foto është një mjek, por jo shqiptar. Ai përdor abuzivisht forografinë e një mjeku amerikan, i cili quhet Justin Myers, mjek në Karolinën e Veriut në SHBA. /ma.me