• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeku: 90% e atyre që vuajnë nga veshkat nuk janë në dijeni

by A R
24/09/2024 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në studion e “Shije Shtëpie” për të folur për sëmundjet kronike që prekin veshkën, mjeku Alketa Koroshi i kushtoi një vëmendje të veçantë rëndësisë dhe funksioneve që ka ky organ. Sipas tij veshka ka një rol kyç në ruajtjen e parametrave të trupit të njeriut.

Duke theksuar se përveçse është një organ i rëndësishëm është edhe shumë delikat, ai tha se më shumë se 90% e popullsisë nuk janë në dijeni nëse janë të prekur nga sëmundjet e veshkave. Për këtë mjeku sugjeroi kryerjen e ekzaminimeve të paktën një herë në vit.

Alketa Koroshi, mjek: Veshkat janë organe vitale që do të thotë se pa veshka njeriu nuk jeton dot. Veshka rregullon të gjitha parametrat e trupit të njeriut, të organizmit. Veshkat janë të rëndësishme sepse kanë një rëndësi të veçantë për të ruajtur ekuilibrin e brendshëm të trupit, ruajnë homeostazinë e trupit të njeriut. Nëpërmjet veshkës dhe urinës njeriu nxjerr të gjitha lëndët e tepërta, ose helmet e trupit. Çrregullimet e veshkave ne i shohin në sajë të analizave, prandaj dhe këshillohet që njeriu herë pas here të bëjë analizat, ekzaminimet, të paktën një herë në vit, sepse veshkat aq sa janë të rëndësishme, po aq janë edhe delikate. Veçoria e sëmundjeve të veshkave është pasi, njeriu në fillimet e sëmundjes nuk ndjen simptoma. Sëmundjet kronike të veshkave janë shumë të shpeshta, mund të themi që gati 10% e popullsisë vuan nga veshkat. 90% e atyre që vuajnë nga veshkat nuk janë fare në dijeni, sepse nuk kanë bërë asnjëherë ekzaminim.

Kateringa Trungu: Ekzaminime vetëm në analizën e urinës apo edhe në eko?

Alketa Koroshi, mjek: Në sëmundjet kronike të veshkave ato që dëmtohen kryesisht janë në radhë të parë rritja e keratininës në gjak, rritja e azotemisë në gjak dhe shtimi i albuminave dhe proteinave në urinë. Këto duhet të konstatojmë ne në radhë të parë në sajë të ekzaminimeve tona. Këto çrregullime flasin për sëmundjet kronike të veshkave në këta pacientë. Në stadet e fundit terminale të veshkave që është eficenca terminale, mjekimet me ilaçe nuk bëjnë më efekt, ndodhet para alternativës do të jetojë ose do të vdesë dhe mënyra e vetme e shpëtimit është futja e pacientit në atë që quhet terapia renale zëvendësuese, e cila përfshin ose dializën, ose transplantin e veshkave. Funksioni i dializës është që të pastrojë gjakun nëpërmjet një procesi jashtë trupor.

Më tej gjatë fjalës së tij mjeku tha se shkaqet që sjellin sëmundjen kronike të veshkave mund të jenë gjenetike, të trashëguara, ose të shkaktuara nga faktorë të tjerë ambientalë, siç mund të jetë kequshqyerja, konsumimi i tepërt i kripërave apo mungesa e pirjes së ujit.

/a.r

Next Post
“Keni pasur konflikt interesi”, mjeku Byrazeri: Beqajn s’e njihte njeri para 2013, mua po! Është kushëriri im, por…

“Keni pasur konflikt interesi”, mjeku Byrazeri: Beqajn s'e njihte njeri para 2013, mua po! Është kushëriri im, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Ta gëzojmë Republikën e Re!

February 7, 2026
Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

February 7, 2026
“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

February 7, 2026
Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

February 7, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran

February 7, 2026
Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In