• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekja shqiptare në Gjermani: Pse jeni larg dozës së tretë dhe vaksinimit të fëmijëve

by A R
21/09/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se studimi më i fundit i kryer nga imunologë dhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik flet për një imunizim në masën 73% të popullsisë në Shqipëri, për mjekët jashtë vendit, nuk ka vend për optimizëm. Drejtuesja e kësaj federate, mjekja Aurora Dollenberg thotë se shifra prej 20 për qind e popullsisë së vaksinuar, nuk është e kënaqshme.

“Per fatin e keq shifrat flasin vet përsa kohë që popullata  shqiptare është vetëm 20% e vaksinuar nuk mund të flasim për një situatë optimiste sidomos në kushtet kur shkollat kanë fillur hapjen e tyre, universitetet prandaj ndodhemi sot dhe tek qendra universitare e Tiranës sepse akoma edhe universitete nuk e kanë dritën jeshile se si do procedohet nëpër auditore, dhe se si doj etë dhe jeta universitare e mjekëve të rinjt dhe specializantëve dhe prandaj mund të themi që jemi akoma në një situatë shumë delikate”.

Dollenberg shprehet se Shqipëria është ende larg vaksinimit me një dozë të tretë përforcuese si dhe tek fëmijët mbi 12 vjeç.

“Doza e tretë vlen vetëm për vendet që kanë arritur tashmë 80% e vaksinimit të popullatës. Shqipëria po flasim që vetëm 20% kanë marrë dy doza, pra jemi shumë larg minimumit për dy dozat e para dhe doza e tretë as nuk diskutohet për këtë vit mbase për vitin tjetër. Vaksinimi për fëmijët mbi 12 vjec ka filluar prej disa muajsh dhe po bëhet me sukses në pjesën më të madhe të vendeve europiane. Mjafton të përmend Gjermaninë që 80% e fëmijëve të cilët e vizitojnë tashmë shkollën e kanë marrë vaksinën ndërkohë që në Shqipëri jemi në përqindje shumë herë më të ulta”.

Ndërsa kryetari i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj flet për shtim të thirrjeve telefonike për trajtime në banesë, gjatë javëve të fundit. Sa i përket protokollit të trajtimit të COVID, ai thotë se ai është përditësuar, por ende nuk ka një protokoll standard.

“Nuk ka një protokoll të mirëfillt anti-covid që mund të themi që kjo është skema, këto janë ilacet, e dimë shumë  mirë që këto janë mjekime simptomatike që i përshtaten sëmundshmërisë. Për këtë arsye ne si Qendër Kombëtare, si Ministri e Shëndetësisë vendosëm shtesën e ekipeve që shkojnë në banesë që bëjnë trajtimet edhe në banesë dhe shumë prej tyre po bëhen. Në këtë moment janë nga 450 vizita, rreth 120 janë vetëm për COVID, nga të cilat mbi 50% e tyre trajtohen në banesë”.

Federata e mjekëve në Europë kërkon më tepër trajnime të personelit mjekësor në kuadër të përballimit të pandemisë së COVID-19.

/a.r

Next Post
Hakmarrja/ Bënë për spital ish-kunatin, policia arreston dy vëllezër që goditën me sende të forta 59-vjeçarin

Dekonspirimi/Përjashtohet oficeri që mbikëqyrte policët, hetohej për drogë edhe në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In