• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekët specialistë 50 mijë lekë bonus, Manastirliu: Sfidë, të përgatisim më shumë personel

by A R
08/03/2023 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se që nga muaji Prill mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja bonus. E ftuar në studion e Abc Neës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se kjo është një masë e ndërmarrë për të mbështetur profesionistët në sektorin shëndetësor.

“Është një masë që i përket një strategjie që qeveria ka për të mbështetur profesionistët. Kemi kaluar në në moment të ri, ku ka ekzistuar hierarkia e pagave në nivel politik dhe tani po kalojmë në një hierakri pagash në profesion. Pra, profesionistët kanë një vlerë të shtuar në të gjithë sistemet ku ata kontribuojnë.

Kryeministri lajmëroi rritjen e pagave për mjekët specialistë në të gjitha strukturat. Do të ketë rritje prej 50 mijë lekë të reja dhe për pjesën tjetër të personelit, do të ketë rritje page prej 7 përqind. Është një masë në kuadër të strategjisë tonë në kuadër të zhvillimit të burimeve njerëzore për të adresuar edhe sfidat e mobilitetit të profesionistëve të shëndetësisë që kanë prekur edhe rajonin, edhe Evropën.”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Ndërkaq, ministrja shtoi se sfidë mbetet rritja e kuotave të pranimeve në universitetin e mjekësisë por gjithashtu edhe për të përgatitur më shumë personel shëndetësor. Gjatë intervistës, Manastirliu shtoi se vetëm gjatë vitit të shkuar, janë punësuar mbi 340 mjekë dhe 950 infermierë.

“Çertifikatat e sjelljes së mirë i merr çdo mjek që kërkon të specializohet jashtë dhe duhet të ketë këtë certifikatë që ka kryer ciklin e studimeve. Do të duhet të trajnohet dhe të marrë një eksperiencë. Mobiliteti në tërësi nuk është thjesht në fenomen që po prek vendin tonë. Ka prekur edhe vendet e rajonit por edhe Gjermaninë e cila po thjeshton procedurat për të marrë mjekë edhe infermierë.

Nëse flasim me shifra për vendin tonë, ne kemi pasur në vitin 2012 një dendësi të mjekëve. Rreth 1.3 për 1 mijë banorë dhe sot jemi më mirë, në koeificentin 1.93 mjekë për 1 mijë banorë. Por edhe sa i përket kuotave të mjekësisë, kemi një trend i përafruar i mesatares së vendeve evropiane. Për mjekët diku 15 mjekë për 100 mijë banorë dhe për infermierë rreth 80 për 100 mijë banorë.

Këta janë trende që tregojnë se kemi stafe që janë në përgatitje e sipër për t’u punësuar. Sfida është rritja në kuotat e pranimeve në universitetet e mjekësisë. Të kemi mundësi të përgatisim më shumë mjekë dhe infermierë. E kemi bërë përgjatë vitit akademik 2023, kemi rritur me 100 kuotat në mjekësi dhe infermieri dhe nga ana tjetër do të mbështesim mjekët dhe infermierët nëpërmjet punësimit.

Përgjatë vitit të shkuar punësuam mbi 340 mjekë dhe 950 infermierë. Ne përgatisim mjekë. Sfida janë programet dhe investimet në sektor në mënyrë që ata mjekë të qëndrojnë në Shqipëri. Nga ana tjetër, edhe duke përgatitur profesionistë që dalin nga dyert e universitetit të mjekësisë. Këta janë trendet që nuk po rrudhemi në mjekë për banorë por duhet ta mbajmë dhe shumëfishojmë. Mekanizmat që jemi duke ndërtuar, ishim rezultate të mira në raport me vendimmarrjet që kemi bërë.“, tha Manastirliu.

/a.r

Next Post
TAP/ Minxhozi: Investim madhor, por Shqipëria e papërgatitur për t’i marrë qoftë edhe një pikë gaz

Muhaxhirët elektoralë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In