• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mjekët refuzuan të firmosin, Ervis Martinaj transferohet drejt spitalit të burgjeve

by Java News
10/10/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përplasjes së policisë me mjekët e spitalit “Amerikan 2” në Tiranë, Ervis Martinaj është larguar vullnetarisht në drejtim të spitalit të burgut. Në fakt ka qenë presioni i policisë së Burgjeve që ka detyruar Ervis Martinaj të largohet me dëshirën e tij, në drejtim të spitalit të Burgut. Kjo situatë rrodhi si pasojë e mjekëve të këtij spitali privat, pasi bluzat e bardha refuzonin mbrëmë rreth orës 21:00 të firmosnin kartelën dhe fletën e daljes së Ervis Martinaj nga spitali Amerikan.

Nisur nga kjo situatë, policët e kanë pasur të pamundur për të çuar deri në fund urdhrin e lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa. Por mësohet se ky i fundit ka ushtruar presion mbi efektivat e policisë që ishin në detyrë se do bënte kallëzim penal dhe do merrte masa administrative për efektivët e policisë, nëse ata nuk do të realizonin transferimin e të arrestuarit në drejtim të spitalit të Burgut në Tiranë.

Si pasojë e vendosmërisë dhe presionit të ushtruar nga policia, vetë i arrestuari Ervis Martinaj, ka vendosur të largohet vullnetarisht, edhe pse mjekët e spitalit nuk kanë pranuar të firmosin fletë-daljen për të. Qëndrimi në spitalin privat i Ervis Martinaj, ka sjellë mobilizimin e shumë forcave të policisë së Tiranës në këtë zonë. Kjo është një situatë e paprecedentë ku mjekët e një spitali privat, pengojnë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor që detyronte policinë e Burgjeve të transferonte Martinaj nga spitali privat në spitalin e Burgjeve në Tiranë.

Mjekët rezistuan fillimisht duke mos firmosur daljen e Martinajt nga ky spital,ndërsa policia kërkonte të ekzekutonte vendimisn e Gjykatës së Tiranës, e cila dha masën e sigurisë “arrest me burg” 30 ditor. Policia kishte në dorë një epikrizë përcjellëse të printuar me emrat e 4 mjekëve, por që nuk kishte asnjë firmë të asnjërit nga mjekët. Mjekët nuk plotësonin kartelën dhe fletën e daljes së pacientit Ervis Martinaj. Mosrealizimi i detyrës nga policët bëri që Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, të paralajmëronte masa disiplinore ndaj efektivëve dhe kallëzim penal.

Ervis Martinaj mbeti i plagosur mbremjen e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre Eljo Hato. Në kërkim për ngjarjen vijon të jetë komandoja që ka qëlluar me armë zjarri, Merviol Bilo, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës dhe Fabjol Allushi. Ndërsa në Kakavijë u arrestua dy ditë më parë Geldo Hoti i cili ka qenë në tavolinë me Matën dhe Bilon.

ma.me

Next Post
Detajet/ Si u vra shqiptari në Francë në sy të tre fëmijëve të mitur

Prangoset banda shqiptare në Francë, grabitën 98 banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com