• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mjekët nuk më dhanë shpresa…”, 25-vjeçarja: Babai më bleu arkivolin e përgatiti shtëpinë

by A R
28/02/2021 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar Ketjana, një vajzë 25-vjeç e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe sakrificat e mëdha që kanë bërë prindërit e saj pasi bëri një aksident dhe përfundoi në gjendje kome. Mjekët nuk i dhanë shpresa dhe i thanë që të bënin përgatitjet. Në momentin që i ati përfundon përgatitjet e varrimit, Ketjana zgjohet nga koma dhe ka lumturuar të gjithë, duke i bërë të besojnë në mrekullitë.

Ketjana: Do flas për një histori që ka ndodhur para 7 viteve. Makina ku ndodhesha u përplas me një mur. Unë u ndodha pa ndjenja dhe kam ndenjur 3 muaj në gjendje kome. Isha 18 vjeç, për familjen time ishte një ferr i vërtetë. Kur babi im ka marrë një telefonatë nga policia që Ketjana ka bërë një aksident, s’ka ditur çfarë të flasë, thjesht ka mbyllur telefonin edhe është nisur për spitalin ku ndodhesha.

Drejtuesi i spitalit ku unë ndodhesha i preu shpresat babit, bëj çdo gjë gati sepse nuk ka më shpresë që të jetojë goca. Babai im nga ky lajm që i dha, shkon në Krujë, bën gati shtëpinë, çdo gjë që mund të pritej për një vdekje timen, madje mund të them që edhe ka bërë gati arkivolin tim. Pasi babi i kishte bërë të gjitha gjërat gati, po kthehej tek spitali ku unë ndodhesha, tek dera e spitalit, infermieri i parë që ka dalë aty i thotë hajde shpejt, Ketjana u zgjua, Ketjana ka thirrur o ba.

Marsela Çibukaj: Ti u zgjove pas 3 muajsh dhe gjatë atyre muajve, nuk ke asnjë kujtim?

Ketjana: Sikur të isha në gjumin e zakonshëm.

Marsela Çibukaj: Kur i zgjove, cili ishte imazhi i parë që ti pate?

Ketjana: Imazhi i parë që kam ishte mami im që më rrinte tek koka. Kur isha 3 muaj në koma në spital, familja ime e kanë gdhirë me mua, duke fjetur të gjithë në makinë, me halla, xhaxhallarë dhe kam shumë falenderime për të gjithë fisin tim.

Marsela Çibukaj: Unë di që nuk ka kontribuar vetëm familja jote, por edhe një pjesë e komunitetit të Krujës, apo jo?

Ketjana: Pasi u zgjova nga koma, pas 1 jave me avion privat më dërguan në Milano, në aeroportin e Malpensës, më ka pritur xhaja im me nusen e vetë. Kisha nevojë për fizioterapi sepse unë nuk lëvizja dot dorën dhe këmbën e djathtë. E sot e kësaj dite i ndjej dhimbjet. Bëra 4 muaj fizioterapi, edhe xhaja im ka marrë kredi për shërbimin tim. Qëndrova 4 muaj në Itali u rikuperova dhe në 1 Mars të 2014 vij në Shqipëri me këmbët e mia.

/a.r

Next Post

Numër i lartë viktimash në Shqipëri: 21 humbje jete në 24 orë dhe 952 raste me Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

January 21, 2026
“E vërteta ka kosto”/ Shehaj: Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar! Shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie

“E vërteta ka kosto”/ Shehaj: Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar! Shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie

January 21, 2026
Fatos Mahmutaj: 21 janari po shtyhet qëllimisht drejt parashkrimit, për t’u mbyllur pa fajtorë (VIDEO)

Fatos Mahmutaj: 21 janari po shtyhet qëllimisht drejt parashkrimit, për t’u mbyllur pa fajtorë (VIDEO)

January 21, 2026
Sa i mungon Ibrahim Rugova Shqipërisë!

Sa i mungon Ibrahim Rugova Shqipërisë!

January 21, 2026
Trump: Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht! Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

Trump: Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht! Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

January 21, 2026
Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi

E rëndë/ Pompa e betonierës aksidenton për vdekje punonjësin në Tiranë, arrestohet drejtuesi

January 21, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

January 21, 2026
Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

January 21, 2026
Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

January 21, 2026
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In