• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekët japin alarmin: Çantat e nxënësve shumë të rënda, ja problemi që sjellin

by A R
15/09/2017 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesha e rëndë e çantës së shkollës është shqetësimi më i madh i prindërve, fëmijët e të cilëve shkuan këtë shtator për herë të parë në shkollë. Ata ankohen për numrin e teksteve dhe trashësinë e tyre, ndonëse shpesh ndikojnë dhe vetë në rëndimin e çantës.

Elma është një nga vajzat që këtë vit ka nisur klasën e parë, por çanta e saj peshon shumë. Vetë vogëlushja rezulton 23.4 kg, ndërsa çanta që mban mbi shpinë 4.3 kg. Ajo shprehet se çanta i rëndon shumë.

“Mezi e ngre. Kam marrë të gjithë librat sepse janë ditët e para, bukën, portofolin, mjetet, ujin dhe facoletat”, shprehet Elma.

Për mjekët, ky është një alarm, pasi kjo ndikon jo vetëm në shtrembërimin e posturës. “Sigurisht që shtrembërohet. Fëmija ashtu siç ka sistemin e shijes mund të ketë të ndërtuar sistemin e lodhjes. Me ato pesha në shkollë ai mund të paraqitet i lodhur dhe me dhimbje, që i shpreh me mungesë vëmendjeje. Dhe mësuesit i etiketojnë pastaj si fëmijë të pavëmendshëm”, deklaron doktor Apostol Vaso, mjek algolog.

Sipas doktor Vasos, një studim i bërë me 1.500 nxënës të moshave nga 9 në 11 vjeç tregon se 60% e tyre kanë rezultuar me shtrembërime në posturë, ndërsa 40% janë ankuar për dhimbje.

Në Ministrinë e Arsimit thonë se po diskutohet me botuesit për të të lehtësuar peshën e librave. “Një nga mënyrat mund të jetë që libri të ketë një letër me peshë më të vogël, pavarësisht se letra ka një ndryshim në ngjyrën e saj. Kemi menduar edhe për ndarjen e tekstit në pjesë, që nxënësi mund t’i përdorë në periudha të ndryshme. Sigurisht që për vitin tjetër tekstet janë shitur dhe nxënësit janë pajisur me to”, thotë Zamira Gjini, drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar.

Por deri vitin tjetër, prindërit kanë gjetur metoda alternative për të lehtësuar çantën e fëmijëve të tyre, duke i ndarë vetë librat në kapituj. /TCH/a.m.

 

Next Post
Rezultatet e dobëta të Juventusit thellojnë krizën e futbollit italian

Rezultatet e dobëta të Juventusit thellojnë krizën e futbollit italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In