• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekët i thanë se kishte pak jetë, por ai shpëtoi dhe sot i kërkon të atit t’i lërë “stafetën”

by Java News
05/03/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erioni ka dy vjet që grindet me babain prandaj sot e solli tek “Ka një mesazh për ty”.

Ai na tregon për historinë e tij dhe arsyen pse është grindur me babain.

Që në moshë fare të vogël i është nënshtruar një operacioni, pasi kishte një nishan në këmbë dhe doktorët në atë kohë nuk i dhanë shumë shpresë për të jetuar. Fati deshi që ai të jetojë dhe të jetë shëndoshë e mirë. Sot Erioni i kërkon babait t’i lërë “stafetën”, babai të rrijë në shtëpi e të kujdeset për nënën, ndërsa i riu të punojë e të sigurojë të ardhurat për ta.

Erioni është djalë i vetëm dhe ka tre motra më të mëdhaja. Ai rrëfen më tej në studio se pjestarët e familjes së tij, i janë nënshtruar shumë operacioneve duke e çuar në 28 numrin e tyre. I vetmi person që ka shpëtuar pa u operuar është babi i tij.

Erioni: Kur doktorët thanë që unë do të bëhesha operacion nuk pranova. Doja të kisha babin pranë. Ai në atë kohë ka qenë në Itali dhe ka marrë gomonen e është nisur direkt për në Shqipëri. Unë jam shumë i lidhur me babin tim, ndaj çdo gjë të mirë e të keqe e ndaj me të. Edhe pse këto dy vitet e fundit kemi filluar të grindemi, por unë jam shumë i lidhur me të. Unë i them atij që tashmë ka ardhur koha që të dal unë të punoj për të mbajtur shtëpinë.

Mamaja e Erionit ka nevojë që të ketë dikë pranë që të kujdeset për të, pasi ajo është e sëmurë. Nga ana tjetër babai nuk e lë djalin që të punojë, pasi e ndjen veten ende të aftë për punë, por Erioni kërkon që ai të heqë dorë nga puna pasi ka një jetë që nuk i rrinë duart.

Erioni: Shiko shëndetin më thotë mua. Ai është ende me atë idenë që kur kam qenë i vogël, mirëpo unë tani nuk kam më asgjë dhe e kam gjithë fuqinë për të mbajtur babin, mamin dhe të fejuarën time.

Erioni tregon për vuajtjet që ka kaluar babai i tij në jetë dhe i është dashur që në moshë fare të vogël të punojë. Ndërsa për djalin e vet nuk do, që ai të lodhet edhe pse Erioni ka tentuar shumë herë të punojë fshehurazi. Ai tregon se edhe Marjana e fejuara e tij, është bërë njësh me babin në këtë vendim.  

Erioni: Unë sot kam ardhur t’i them babit, që mjaft ka punuar për ne sepse e shikoj që atij i kanë rënë fuqitë dhe këtë gjë e kam parë kur atij i bie të fikët. Dua t’i them që unë e ndjej veten shumë të sigurtë për të punuar. Gjithmonë më është ofruar një punë, por pengesë është babi.

Stafi i rubrikës “Ka një mesazh për ty” i ka përgatitur një lojë babait të Erionit, ku shikon djalin e tij teksa punon në çatinë e një shtëpie.

Babai i Erionit, Osmani: Vetëm nëse punon pas meje se vetëm nuk e lë unë. Unë kam hequr sikletet e tij dhe kam merak për të.

Erioni: Babi, je gjëja ime më e shtrenjtë. Ke qenë dhe do të mbetesh. Unë dua të të them diçka sot, boll punove për ne sepse ke plot 43 vjet që punon duke mbajtur familjen me gjithë ato halle dhe probleme që kemi pasur. Unë sot jam i sigurt dhe e ndjej të nevojshme të punoj sepse dua të kem një jetë sa më të mirë.

Erioni e mori premtimin që deshi nga babai dhe ai i dha bekimin djalit, që çdo gjë t’i shkoj mbarë ashtu siç ai dëshiron. Por surprizat për Erionin nuk kanë mbaruar ende. Moderatori Ardit Gjebrea i tregon Erionit se në të njëjtën javë që i ka shkruar ai stafit, ka shkruar edhe Marjana e fejuara e tij. Ajo nuk ka shkruar për Erionin, por për mamanë e vet.

Në emisionin “E Diela Shqiptare” surprizat nuk mbarojnë asnjëherë. Erioni kishte shkruar për babain e tij dhe e mori premtimin nga ai që do të punojë. Ndërkohë Marjana thërriti nënën e saj. Ajo nuk është në dijëni që i fejuari është në studio dhe do të dëgjojë nga afër të gjithë historinë…/tvklan.al

Next Post

Basha: Rama dhe familja e tij duan të kapin AMF-në, ta kthejnë vendin në republikën e pastrimit të parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In