• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekët e QSUT, të thjeshtë deri në dhimbje, të zotë deri në madhështi

by Agron Gjekmarkaj
21/09/2018 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Pa e provuar në lëkurën e tij një gjë gjithsecili me lehtësi ja vërtit gjykimit pa ju dridhur qerpiku! Kjo ndodh edhe kur flasim për mjekët tanë. Ata shpesh janë bërë pre e gjykimit më të rëndë publik e në mjaft raste kanë rënë viktima të dhunës nga pacientë të ndryshëm, apo familjare të tyre!

Së fundmi, është rasti i Shkodrës, ku mjekë e infermierë janë vënë në pranga me akuzën për korrupsion. Nëse kjo është e vërtetë, kemi të bëjmë me ngjarje të rëndë. Ky fenomen mbytës, që po i merr shpirtin vendit lyp ndëshkim, por mbështetja e kolegëve të Spitalit të Shkodrës për ta ngjall hije dyshimi mbi ngjarjen. Askush nuk kujtohet të thotë që ata punojnë në kushte tejet të vështira dhe janë të keq paguar deri në fyerje dinjiteti për punën që bëjnë dhe impaktin e saj në shoqëri.

Mbrëmja e djeshme më bëri dëshmitar te faktit sesi funksionon Urgjenca e Spitalit “Nene Tereza” dhe mjekët e saj. I gjendur atje për herë të parë për një arsye shëndetësore, kuptova sa e lehtë është të gjykosh nga jashtë punën dhe kushtet e tjetrit.

Ajo që është urgjenca kryesore e Shqipërisë sigurisht mbahet më mirë se te tjerat në vend, por mungesat aty janë të shumta. Ato hapësinore, materiale e medicinale. Fluksi i njerëzve është i pa imagjinueshëm, tejet i madh. Personazh në vetë të parë të këtij reportazhi të vogël, mund të pohoj që aty ka ende mjekë të mrekullueshëm, të zotë dhe të përkushtuar, si dhe personel ndihmës.

Aty vrapohej për të ndihmuar tjetrin me çdo kusht. Një infermier, për shërbimin natën merr 2400 leke të vjetra shtesë. Një shifër kjo qesharake për punën dhe tensionin. Mjekët, diçka më tepër, por në kufijtë e qesharakes.

Ata njerëz shpëtojnë jetë, bëjnë disa operacione në ditë, kanë familjet dhe hallet e tyre dhe si paguhen? Keq shumë keq. Ndaj ata ikin drejt Gjermanisë dhe Europës. Nuk e dimë edhe për sa kohë aty do të gjejmë mjekë dhe infermierë të zotë, sot ka ende, por nëse vazhdon politika e diskriminimit publik dhe ekonomik nuk habitem që aty të gjejmë veterinerë, berberë, a kasapë.

Mjekësia është emergjencë e emergjencave. Kur vjen puna te shëndeti cdo gjë relativizohet, ambicjet, urrejtjet, rendja frenetike për pasuri e pushtet!

Në atë moment mjeku është perëndi per ty. Dhe perëndia nuk adhurohet dhe duhet vec për një ditë. Një pacient në mes të natës është me fat të jetë i shërbyer nga dy mjekë me eksperiencë të gjatë si kardiologu Lulzim Çela, toksikologu Andrin Tahiri, mjekja e re dhe tejet e përkushtuar alergologe, Erinda Laze, apo nga infermierë me humor dhe zotësi si Gjeloshi dhe Adona, të cilët dinë të bëjnë cdo gjë mirë dhe plot njerëzi.

Mbrëmë ata ishin heronjtë e mi, të thjeshtë deri në dhimbje, të zotë deri në madhështi. Një falënderim nga zemra për të gjithë ata, për drejtorin Joti, me shpresën që ne si shoqëri duhet të rendim për të ndryshuar perceptimin për mjekët e mbi të gjitha t’u japim mundësinë që të jetojnë me dinjitet dhe të na shërbejnë me cilësi.

Duhet ndalur balta ndaj mjekëve dhe infermierëve. Ata duhen mbështetur pa propagandë, por me fakte.

Next Post
Gruaja e tradhtoi me studentin, mënyra shokuese e hakmarrjes

Gruaja e tradhtoi me studentin, mënyra shokuese e hakmarrjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In