Mjekët e deklarojnë foshnjen të vdekur, famijarët zbulojnë se merrte frymë rrugës për në funeral

Një fëmijë i porsalindur, i deklaruar i vdekur nga një spital privat, është shpëtuar pasi famija e tij e pikëlluar ka vënë re disa lëvizje të trupit ndërsa po shkonin drejt vendit kur do mbahej funeral.

Përvoja e parë e mëmësisë për Varsha Bidawat, u kthye në një makth kur mjekët deklaruan se binjakët që lindën para kohe kishe vdekur menjëherë pas lindjes.

Por u zbulua më vonë se një nga foshnjet ishte gjallë, ndërsa familja ishte rrugës për në vendin ku do mbahej funeral në veriperëndim të Delhit.

21-vjeçarja pasi kishte dhimbje të mëdha të lindjes solli në jetë një djalë dhe një vajzë në 30 nëntor.

Vajza vdiq menjëherë ndërsa djali u vendos në inkubator. Vetëm pak orë më vonë mjeku i informoi se ai vdiq në inkubator.

Më pas mjekët i dorëzuan të dy trupat e foshnjeve prindërve. Megjithatë, familja vuri re një lëvizje rë lehtë në njërën nga çantat kur ishte vendosur trupi ndërsa po shkonin në funreal.

Babai i fëmijëve Aashish Kumar ka pretenduar neglizhencë nga ana e mjekëve pas ngjarjes së rëndë.

“Ishte vjehrri im që organizoi funeralin dhe vuri re një lëvizje. Menjëherë ndalëm veturën dhe pamë se djali merrte frymë.”

Menjëherë e dërguan foshnjen në spital por u konstatua se kishte marrë një infeksion pasi trupi i tij u vendos në një qesë plastike dhe është në gjendje kritike për jetën.

/Ora News.tv/

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com