• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekët amerikanë: Helmi i bletës shkatërron qelizat e HIV-it

by A R
07/07/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A e keni menduar ndonjëherë pse bletët janë aq të rëndësishme për mbijetesën tonë? Një nga një mijë arsyet është fakti se ato mund të ndihmojnë në shërimin e AIDS-it.

“Nëse bletët zhduken nga sipërfaqja e Tokës, njerëzimi ka vetëm katër vite kohë për të jetuar. Nëse nuk ka më bletë, nuk ka më pllenim, nuk ka më njerëz”, kishte thënë Albert Einstein.

Shkencëtarët nga Universiteti i Mjekësisë “Washington” në St. Louis, kanë gjetur se duke shpuar vrima në shtresën mbrojtëse që e rrethon HIV-in dhe viruset e tjera, melittini – i gjetur në helmin e bletës – vret virusin HIV duke e lënë trupin të padëmtuar.

Ky zbulim mund të çojë në krijimin e ilaçeve që janë imune ndaj rezistencës së HIV-it, duke krijuar gel vaginal anti-HIV që mund të parandalojë shpërndarjen e tij.

Në testet laboratorike, hulumtuesit e futën melittinin në nanogrimca, që janë më të vogla fizikisht se sa HIV. Kur nanogrimcat e mbushura me melittin ranë në kontakt me qelizat normale, ato u ‘frynë’.

Por kur ranë në kontakt me qelizat e HIV, nanogrimcat me melittin e shpuan mbrojtësen e virusit dhe e vranë atë. “Shpresa ynë është që në vendet ku HIV është më i përhapur, njerëzit do të mund të përdornin gelin vaginal si një parandalues të përhapjes së infeksionit”, tha Dr. Joshua Hood, një hulumtues në Universitetin Washington.

Studimi, i publikuar në gazetën “Antiviral Therapy”, erdhi pasi hulumtuesit në SHBA raportuan se është shëruar një foshnje me HIV në Mississippi, vetëm pasi kishte marrë terapinë 30 orë pas lindjes. /b.d

Next Post
Sherefedini mori vota pothuaj sa Shukriu, por…

Prova e zjarrit për LSI-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In