• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekësi/Si të shëroni traumat nga fëmijëria

by Java News
03/09/2018 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo pak njerëz kanë pësuar një formë abuzimi në fëmijëri. Abuzimi mund të ndodhë si dhuna fizike, abuzimi seksual, sulmet emocionale ose neglizhenca.Pavarësisht nga forma, përvoja traumatike nuk zhduket plotësisht në periudhën e mëvonshme të jetës. Përvoja të tilla përcjellin njerëzit si fantazma në jetën e tyre të përditshme, andaj është e rëndësishme që njerëzit që kanë pasur një të kaluar të tillë dhe ata rreth tyre të kuptojnë problemin dhe të mësojnë se si të merren me të.Reagimi i parë i njerëzve kur dëgjojnë për të kaluarën traumatike të dikujt është të thuhet se vetëm duhet të lihet në të kaluarën. Megjithatë, njerëzit nuk e kuptojnë se është sikur dikush që thyen këmbën e tij dhe i thonë të harrojë dhimbjen.

Është e vërtetë se këto ngjarje kanë ndodhur para një kohe të gjatë, por dhimbja është ende e pranishme. Prandaj, psikika te personat ë tillë nuk shërohet siç duhet. Është e njëjtë me këmbët e thyera, përveç se ndryshimi i rëndësishëm është se ne nuk mund ta shohim fizikisht një psikikë të dëmtuar.

 

Kur fëmijët rriten, ata zhvillojnë modele të ndryshme të të menduarit rreth vetes, dhe botës rreth tyre dhe i përdorin ato gjatë gjithë jetës. Edhe pse kjo ndryshon nëpërmjet përvojave të jetës, ndryshimet e mëdha ndonjëherë janë më pak të ngjarë të jenë në rastin e individëve të traumatizuar më pak, transmeton ksp. Ndryshime të tilla janë më shpesh rezultat i ngjarjeve të rëndësishme të jetës, siç janë shërimi i sëmundjeve, marrëdhëniet afatgjata ose psikoterapia.

Nëse mendoni për këtë, do të kuptoni se ata që janë abuzuar apo lënë pas dore do të krijojnë një ndjenjë se diçka është e gabuar me ta dhe se bota është një vend i tmerrshëm dhe i rrezikshëm. Kjo është perspektiva nga e cila ata jetojnë jetën e tyre. Për të kuptuar më mirë se si e kaluara traumatike mund të vazhdojë të ndjekë njerëzit, i kushtoni vëmendje krahasimit vijues bazuar në përvojat e njerëzve:

Fëmijëria e shëndetshme:

Perceptim pozitiv i vetvetes si person i aftë dhe me vlerë

Ndjenja se janë të sigurt në botë

Ndjenja se kanë kontroll mbi jetën e vet

Ndjenja se janë kompetentë për përballje efikase me situatat, të cilat nuk mund t’i kontrollojnë

Vlerësojnë shanset se do t’iu ndodhë diçka e mirë

Nënvlerësojnë shanset se do t’iu ndodhë diçka e keqe

Ata gjejnë kuptim në jetën e tyre si pjesë e botës

 

Fëmijëria traumatike:

Perceptim negativ i vetes si person i pavlerë dhe i padobishëm

Ndjenja e pasigurisë dhe mosbesimit

Ndjenja se kanë pak kontroll mbi jetën e vet

Ndjenja se janë jo kompetentë për përballje efikase me situatat, të cilat nuk mund t’i kontrollojnë

Nënvlerësojnë shanset se do t’iu ndodhë diçka e mirë

Mbi vlerësojnë shanset se do t’iu ndodhë diçka e keqe

Gjejnë pak kuptim për jetën e vet dhe botën jashtë traumave të tyre

Shërimi nga pasojat e dhimbshme të fëmijërisë:

Kurimi mund të ndodhë, por kërkon kohë, energji, fokus dhe ndjenja. Mësimi rreth efekteve të përvojave traumatike është hapi i parë shumë i dobishëm.

Njerëzit me një të kaluar të tillë mund të kuptojnë më mirë, dhe njerëzit në rrethinat e tyre që kujdesen për ta, mund të fitojnë njohuritë e nevojshme për të qenë mbështetja e vërtetë. E gjithë kjo mund të ndihmojë në kufizimin e problemeve që shpirtrat nga e kaluara mund të shkaktojnë në jetë, përgatiti  Koha. (b.an)

Next Post
Rikthehet ‘Milani i madh’, fiton pastër me Romë dhe vendos në ‘presion’ zonën Champions

Reali i Madridit kërkon talentin e Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

February 28, 2026
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

February 28, 2026
Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In