• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjegulla e “heronjve” të dhjetorit që nuk u shpërnda asnjëherë!

by Ylli Pata
08/12/2025 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

U mbushën 35 vjet, që sa herë vjen dhjetori, nis e rrotullohet në opinion një seri rrëfimesh kontraversale mbi atë që ka ndodhur kur ra regjimi komunist në vend.

Një seri rrëfimesh, ku ka më shumë se një version mbi atë që ka ndodhur dhe kush kanë qenë heronjtë e vërtetë apo ato të rremë të asaj epoke.

Personazhe që rrahin gjoksin se ku kanë qenë në momentin kur shpërtheu revolta, kush u vu në krye dhe pse përfituan të tjerë.

Asnjëherë në gjithë këto kohe nuk kemi pasur një vizatim sa më të qartë i asaj çfarë ka ndodhur përtej protagonizmave që natyrshëm lindin e zhvillohen në periudha të tilla të vrullshme ndryshimesh epokale.

Panorama më e qartë e 8 dhjetorit është revolta studentore në fjetoret e Qytetit Studenti, e cila ishte vendimtare për aktin e madh politik.

Përkatësisht dekretin për lejimin e pative politike në vend dhe hapjen rrugë të zgjedhjeve universal për të zgjedhur Parlamentin e vendit.

Duket qartë se vendimi thuajse ishte gati në kokën e kreut të regjimit në atë kohë Ramiz Alisë, i cili kishte pasur edhe kontakte ndërkombëtare mbi ndryshimet politike.

Revolta e studentëve ishte një detonator për të hapur një proces politik me shumë të panjohura. Studentët kërkuan ndryshim tani dhe pavonesë. Në krye të studentëve formësohet një lloj udhëheqjeje, ku Azem Hajdari ishte më i njohuri.

Kush e zgjodhi atë përfaqësi, apo ishte një improvizim momental i guximit dhe nismës që shtyhet nga kurajo? Sërish një mjegull tjetër. Ramiz Alia pranon të takohet me studentët, duke luajtur cici mic për një përfaqësi të zgjedhur dhe për vendin e takimit.

Vendoset që një grup studentësh që të përfaësojnë të gjithë fakultetet do të shkojnë në Pallatin e Brigadave. Zgjidhen nga 2 përfaqësues për çdo fakultet. Kështu në përfaqësinë që shkuan në takim me Ramiz Alinë nuk ishin bërthama e revoltës në Qytetin Studenti, por të tjerë që ishin zgjedhur në mënyrë të improvizuar nga fakultetet. Një pjesë e këtyre përfaqësuesve ishin drejtues të organizatave paralele me regjimin si Rinia Komuniste apo të tjerët.

Videoja e takimit të famshëm me të gjithë stenografinë e zbërthyer e kemi parë e stërparë gjithë këto vite. Shumë pak në atë takim e kanë të qartë logjikën si do të kërkojnë ndryshimin e madh. Mjaft prej studentëve, kuptueshëm nuk e kishin atë kthjelltësi që mund ta kemi sot, kur gjërat janë sqaruar pak nga pak.

Alia u kërkon se a kërkojnë ata një parti të re? Me ndrojtje disa prej tyre e shqiptojnë këtë kërkesë dhe nis e flitet për një “parti të studentëve”. Për të cilën Ramiz Alia thotë se mund ta regjistroni në ministrinë e Drejtësisë. Përkatësisht edhe aspekti legal apo procedural ishte bërë gati që herët, të cilin kreu i regjimit e bën kaq të thjeshtë: “regjistrojeni tek Enver Halili(ministri i Drejtësisë) dhe çdo gjë është në rregull”.

Të entuziazmuar që morën përgjigjen që prisnin, përfaqësia shkoi në  Qytetin Studenti, ku nisi festa. Ndërkaq, paralelisht me festën, nisën edhe mbledhjet e para të partisë së re.

Ku papritur personzhe të tjerë u shfaqën dhe arritën të dalin në krye të grupit dhe të partisë së re. E cila nuk ishte një parti studentësh por opozita e parë e Partisë së Punës në pushtet. U quajt Partia Demokratike, pas disa ideve që erdhën nga intelektual brenda dhe nga trevat shqiptare jashtë si Kosovë apo Mal të Zi.

Përveç podiumit që u ngrit në qytetin student, më i rëndësishmi që bëri bujë në opinion ishte Zëri i Amerikës, radio më e dëgjuar nga të gjithë në atë kohë. E cila kishte informacionet më të sakta se kush janë udhëheqësit e rinj të ardhshëm të Shqipërisë jokomuniste.

Ku dy më kryesorët ishin Sali Berisha dhe Gramoz Pashko, por natyrisht që kishte edhe emra të tjerë: Arben Imami, Neritan Ceka, Aleksandër Meksi, Preç Zogaj, e mbi të gjitha Azem Hajdari etj etj.

Kush i zgjodhi këto emra, kush i solli dhe pse? Cili faktor ishte më i rëndësishëm përveç faktorit të pushtetit të kohës dhe studentëve që bënë refoltën e 8 dhjetorit?

Cili është roli real i ndërkombëtarëve të akredituar në Tiranë, apo edhe ata që drejtonin gjithçka nga qendrat e kancelarive? Kush i përpiloi listat dhe me ç’kriter. Dokumenti i themelimit të Partisë Demokratike është m enigmatik se letrat e themelimit të Partisë Komuniste, të cilat edhe sot e kësaj dite mbahen me shumë konspiracion nga arkivat shtetërore italiane dhe nuk lejohen të hapen.

Çfaë fshehin këto letra që nuk u hapën asnjëherë? Ndoshta edhe asgjë, por shërbejnë për të mbajtur në fuqi atë mjegullën metaforike që ka rrethuar për 35 vjet dhjetorin e përmbysjes.

Versione pa fund kanë dalë gjithë këto kohë në rrëfimet që vijnë më shumë në mënyrë kaotike, pasi historisë i mungon thelbi. Nëse zbulohet enigma e vërtetë, atëherë është më e kollajtë për të analizuar pse ndodhën ata që ndodhën pas dhjetorit.

Klasa politike që doli nga ajo kohë nuk prodhoi asnjë hero, por vetëm përbindsha politikë që nuk pranojnë të lirojnë vendin për gjeneratën e re. E cila i shikon si alienë të gjithë këto heronj që tregojnë anektodat me dhjetor, por që askush nuk kupton asgjë.

Next Post
VIDEO – Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

VIDEO - Daria nga Bjellorusia jeton prej 5 vjetësh në Tiranë: Ndihem 100% shqiptare edhe pse..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In