Mjegulla e dendur gjatë orëve të para të mëngjesit në veri të vendit ka vështirësuar shumë lëvizjen e mjeteve në autostradën Fushë Krujë – Milot.
Lëvizja është bërë me shpejtësi fare të ulët, pasi nuk kishte fushë pamje deri në 20 metra. Në kushte të tilla shqetësimi më i madh kanë qenë këmbësorët që kapërcejnë rrugën nga njëri krah në krahun tjetër.
Për afro tri orë, qarkullimi është realizuar në kushte tepër të vështira. Nuk pati ngjarje të rënda, por megjithatë ndodhën dy aksidente të lehta.
a.ç