• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi, “Demokracia e Re” nuk ka nevojë për koalicion

by A R
25/06/2023 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konservatorët e ‘Demokracia e Re’ e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis mori një tjetër mandat 4-vjeçar me një rezultat të thellë që konfirmoi atë të raundit të parë të zhvilluar në 21 Maj.

Kur janë numëruar mbi 97% e votave, “Demokracia e Re” numëron 40.5% të tyre që përkthehet në 158 mandate në parlamentin me 300 vende.

Tashmë Mitsotakis mund ta bëjë i vetëm qeverinë pa pasur nevojën e një koalicioni. Në vend të dytë, por me një diferencë të madhe, 17.8% u rendit Syriza e ish-kryeministrit Alexis Tsipras që merr vetëm 47 deputetë.

Më pas vjen PASOK dhe Partia Komuniste me respektivisht 32 dhe 20 deputetë.

Pas daljes së rezultateve, Mitsotakis doli para mbështetësve ku tha se grekët i kishin dhënë një mbështetje të fortë, por ai nuk do të lejonte arrogancë në rradhët e partisë së tij duke premtuar vijimin e reformave.

Në media ka filluar të qarkullojë edhe përbërja e qeverisë së re, ku ish-ministri i Jashtëm Nikos Dendias pritet të marrë Ministrinë e Mbrojtjes.

Demokracia e Re e Mitsotakis fitoi edhe në zgjedhjet e 21 Majit, por nuk mund ta formonte e vetme qeverinë vetëm për pak deputetë. Kjo bëri që Kryeministri Mitsotakis të mos pranonte mandatin dhe ta çonte edhe një herë vendin sërish në zgjedhje.

Ligji i ri i jep partisë fituese në raundin e dytë një bonus deputetësh duke e bërë më të sigurt mandatin qeverisës. Mitsotakis ka premtuar të rrisë të ardhurat nga turizmi, të krijojë vende pune dhe të rrisë pagat pranë mesatares së Bashkimit Evropian.

/a.r

Next Post
Galeria e Arteve, ende në restaurim| Margariti: Do t’i kthehet artistëve dhe publikut në 2024

Galeria e Arteve, ende në restaurim| Margariti: Do t’i kthehet artistëve dhe publikut në 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In