• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mitrovicë/ Të rinjtë shqiptarë dhe serbë përleshen në qytet

by Java News
02/09/2019 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqës politikë në Kosovë dhe në Serbi dënuan një incident të së dielës mbrëma në pjesën veriore të Mitrovicës, në të cilin mbeti i plagosur një i ri i komunitetit serb.

Policia e Kosovës, tha se është duke hetuar incidentin në të cilin një grup i të rinjve serb dhe shqiptarë janë përleshur në afërsi të urës mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse të qytetit.

“Përleshja ka ndodhur në hyrje të urës së Ibrit dhe sipas dëshmitarëve, i riu serb është ngatërruar me disa të rinj shqiptarë. Këta të fundit kanë përdorur mjete të mprehta dhe e kanë goditur të riun dhe më pas kanë ikur në drejtim të Mitrovicës Jugore”,thanë zyrtarë të policisë.

Mediet lokale serbe thanë se i plagosuri është 17 vjeçar dhe po trajtohet në spitalin në pjesën veriore të qytetit.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj e dënoi ashpër incidentin duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë “që të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”.Ai shkroi në rrjetet sociale se “Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit dhe se veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cenojnë paqen dhe sigurinë në vend”.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha në një intervistë për televizionin Pink të Serbisë se incidenti dëshmon sa e rrezikshme është hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër.

“Kjo është arsyeja pse unë thashë se sa e rrezikshme ishte të hapej ura e Ibrit, sepse synim i shqiptarëve është veriu i Kosovës dhe rruga e Mbretit Peter në Mitrovicën e Kosovës”,tha ai.

Kryetari i parlamentit tashmë të shpërndarë të Kosovës, Kadri Veseli, e dënoi ashpër incidentin, ndërsa tërhoqi vërejtjen se siç tha, “loja që Aleksandër Vuçiç po luan, për interesa të tij të ngushta dhe për konsum të brendshëm politik, është në dëm të bashkëqytetarëve tanë serb të Kosovës. Deklarata e tij e sotshme ka për synim cenimin e sigurisë së Kosovës dhe dëmtimin e stabilitetit rajonal. Prandaj, i bëj thirrje Beogradit, që të heq dorë nga provokimet dhe të lërë bashkëqytetarët tanë serb rehat të lirë”.

Në një postim në rrjetet sociale ai theksoi se “shqiptarët dhe serbët nuk kanë probleme në Shtërpcë, Graçanicë, Novobërdë apo shumë vende të tjera ku jeton shumica dërrmuese e komunitetit serb në Kosovë. Problemet ekzistojnë vetëm aty ku Serbia ka interes që të shkaktojë konflikt. Kosova është një shtet evropian demokratik, multi-etnik që garanton maksimumin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve jo-shumicë dhe kurrsesi nuk do të lejojë krijimin e mureve artificialë të ndarjes apo urrejtjes ndër-etnike. Me këtë rast i siguroj bashkëqytetarët tanë serb që Kosova është shteti i të gjithëve atyre që jetojnë këtu dhe do të kujdeset njësoj për të gjithë kudo ku banojnë”, shkroi ai.

Ura kryesore mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse të qytetit të Mitrovicës, në veriun e banuar me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare, ishte shpeshherë zonë tensionesh ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999. /Voa/

Next Post
Lirohet nga burgu Enertila, mashtruesja që “e griu” nga lekët postierin e Manzës

Lirohet nga burgu Enertila, mashtruesja që "e griu" nga lekët postierin e Manzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In