• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mitropoliti grek ndez debatet gjatë zisë: Fajtor ateisti Cipras!

by A R
25/07/2018 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me reagime të mëdha është pritur deklarata e mitropolitit të Kalavritës dhe Egaleos, Amvrosios, i cili në momentet e zisë treditore kombëtare në Greqi fajëson si shkaktar kryesor për tragjedinë me dhjetëra të vdekur nga zjarret vrastare të orëve të fundit, kryeministrin grek ,pasi sipas tij, ai dhe stafi i tij janë ateistë!

“Alexis Tsipras dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij janë fajtorët e katastrofës së përgjithshme! Zjarri i madh është një mesazh i qartë i Qiellit! ” shkruan ai.

“Le të mos harrojmë,- vazhdon mitropoliti grek i njohur për retorika të urrejtjes- se përtej këtyre zjarreve shkatërruese në Greqi ndodhin shumë fenomene të tjera të çuditshme si rrufe qe vrasin kalimtare apo djegin autobusë në mes të rrugës dhe në bazë të Shpirtit të Shenjtë, në kohen kur distancohesh nga rruga e Perendisë, ajo do shfaqë zemërimin me ngjarje të ndryshme natyrore katastrofike si tërmete, uri, epidemi dhe sëmundje ngjitëse, gjakdërdhje, kriminaliteti, zjarre shkatërruese , re tymi ne qiell!

Kush, tjetër është përgjegjës për largimin e grekëve të rinj nga rruga e Perëndisë? Pyet ai dhe përgjigjet – Kryeministri ateist z. Alexios Tsipras me bashkëpunëtorët e tij, ai që shiti Maqedoninë tonë dhe lufton ortodoksinë”.

Kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos është distancuar menjëherë nga deklaratat e jerarkut grek duke i cilësuar si personale pikëpamjet e tij, dhe që nuk shprehin qëndrimin zyrtar të Kishës Greke.

Mitropoliti Amvrosios, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të qeverisë Tsipras që kërkon ndarjen e Kishës nga shteti, megjithëse u akuzua për “nxitje publike të dhunës, urrejtjes dhe shpërdorimit të detyrës kishtare”, pasi i quajti homoseksualet llum i shoqërisë, është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë greke në marsin e kaluar, pavarësisht reagimeve të mëdha të opinionit publik./a.m.

Next Post
Trump i dha modeles 150 mijë $ në këmbim të heshtjes për aferën, e fundos përgjimi

Del AUDIO, Trump bisedon me avokatin, para për t'i mbyllur gojën modeles së "Play Boy"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In