• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mitro Çela: Kush është Ismail Mulleti dhe një bisedë me Pashkon

by A R
04/04/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i shqiptarit që përmendet nga dokumentet e publikuara të Panama papers është Ismail Mulati. Por në mediat shqiptare ka dalë se mbiemri i shqiptarit është Mulleti dhe jo Mulati, siç është përmendur nga gazeta izraelite Haaertz.

Mitro Çela në një intervistë të dhënë për  Mero Bazen, në “Vizion  Plus”, e në dhjetor 2009, përmend Ismail Mulletin në këtë kontekst:

“Në janar të  vitit 2005 më merr në telefon Pashko. Tha që “kam qenë për gjah, kam vrarë një lepur, hajde në shtëpi ta hamë, merr edhe gruan.” Shkova në shtëpinë e Pashkos, ishte dhe Spartak Ngjela. Atje njoha edhe Beson e “Tajvanit”. Aty më shpjeguan, se Beso, kur ka qenë në Ballsh, ka sponsorizuar për fushatë Partinë Demokratike të Ballshit “dhe për këtë ju mund të pyesni, – tha, – ish-kryetarin e partisë në Ballsh”, i cili kishte ardhur në Tiranë, Bertin. I thashë se unë atëherë sa isha futur në Këshill, pasi nuk isha futur që në fillim, se ka një vendim zyrtar, duke qenë se është mbledhur grupi, që kjo tokë nga tokë publike të mos privatizohet, është vendim i grupit. Megjithatë, i thashë unë, po interesohem. Pas disa ditësh erdhët ju, pasi kishit qenë në Amerikë, dhe të dy bashkë shkuam te Sali Berisha. Sali Berisha tri gjëra më kërkoi mua.

E para, kalimi i tokës nga publike në private, Edi Rama do fitojë një milion euro. I thashë, doktor, në qoftë se këto pará shkojnë me letra nga privati te bashkia, nuk i merr dot Edi Rama.

Së dyti, “Tajvani” ka qenë pjesë e kompanisë “Shqiponja” të Partisë Demokratike. Atë e ka pasur Ismail Mulleti, ka qenë pronari dhe doktori më tha që do të na kthejë neve 150 mijë dollarë. I thashë mos t’i ngatërrojmë gjërat, Ismail Mulleti ia shiti 750 mijë euro një kompanie greke, dhe ai greku ia shiti pas tre muajsh Besos së “Tajvanit” pastaj për 1 milion e 250 mijë dollarë. Dhe kështu, i thashë, ne nuk kemi lidhje me Beson, problemi i vetëm është për këtë tokën. Atëherë bashkë kemi qenë, kur Berisha tha që “do të diskutoni me kryetarin e Këshillit të grupit të PD, Ilir Rusmali, dhe do t’i thuhet që, kur të votohet, këshilltarët nuk kanë qëndrim politik dhe të votojnë të lirë”. Shkuam tek Iliri bashkë dhe i thamë: kjo është porosi e doktorit, ndërsa ai tha që do bisedojë vetë me doktorin. Deri këtu është historia. Pastaj ngjarjet janë në Këshillin Bashkiak,” e mbyll Cela, shpjegimin për dosjen Tajvani, ku del emrin i Ismail Mulletit./dritare.net

Next Post

Shqiptari i "Panama Papers": Qëllimi i kompanisë, shitja e paisjeve për karburantet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In