• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mitingjet e Covidit, si simptomë e mungesës së frymës

by Skënder Minxhozi
31/03/2021 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ceremonia e hapjes i ngjante një stacioni gjigand udhëtarësh. Të cilët, pasi kanë lënë mjetet personale të rreshtuara në kuadrate, afrohen të dëgjojnë qendrën e zërit që ka një njoftim të rëndësishëm për të bërë. Kjo qe pamja e mitingut hapës të Partisë Demokratike dhe aleatëve (minus LSI!!!), në sheshin Nënë Tereza. Një pamje të cilën pak orë më vonë sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi do ta cilësonte “një situatë që na doli nga kontrolli”.

Nuk dihet ndërkohë sesi i konsideron zoti Bardhi takimet nëpër qarqe të shefit të tij Lulzim Basha, që vijuan pas asaj dite. Dhjetra makina, flamuj, qindra njerëz të grumbulluar në qendra qytetesh që brohorasin pa maska, ngjeshur pas makinës mbi të cilën kryedemokrati përshëndet me dy gishta.

Nëse do të kishte një bombë infektuese me shpërthim të vonuar në mjedisin e sotëm shqiptar, padyshim që kjo do të ishte ajo më e gjetura. Lulzim Basha po shetit nëpër Shqipëri duke e konsideruar të mjaftueshme maskën personale që mban në fytyrë, ndërsa rrethohet nga qindra njerëz të cilët nuk e kanë mbrojtjen e tij dhe as nuk dekurajohen prej tij që të veprojnë me kujdes. Asnjë thirrje për distancim, asnjë ftesë për të vendosur të paktën maskat personale. Mini-mitingje në stilin e vjetër, sikur të mos kishte ndodhur asgjë gjatë vitit të shkuar dhe këtij që ka nisur me lista të gjata të sëmurësh dhe të vdekurish.

Natyrshëm që pandemia dhe degëzimet e saj sociale, politike e financiare kanë hyrë me dhunë në fushatën elektorale. Përballë qindra mijë vaksinave të Ramës, Lulzim Basha duket se ka gjetur të prezantojë para kamerave me regji të unifikuar, një shpërthim entusiazmi mbarëqytetar, në formën e karvaneve të organizuar të makinave nëpër rrugët kombëtare dhe qindra militantët e thirrur nga degët e PD në rrethet ku shkon. Është një betejë me armë të pabarabarta, por Basha nuk disponon as vaksina, as fonde tërmeti dhe telefonin gjigand të kryeministrit, për të lypur para e vaksina në gjuhë të huaj, në të katër anët e botës.

Lulzim Basha e ka dalluar veten qysh në krye të herës nga Monika Kryemadhi apo të tjerë brenda opozitës, për respektimin rigoroz të rregullave të pandemisë në aktivitetet që organizonte. Ka qenë ndër politikanët e përgjegjshëm në këtë drejtim. Dalja e dhunshme e tij ditët e fundit, në formatin e populistit pa maskë nëpër rrugët e Shqipërisë, po kërkon të ndërtojë një frymë imagjinare mbështetjeje për opozitën, e cila natyrisht që ka pak lidhje me takimet e improvizuara majë makinave të shtrenjta nëpër sheshet e Fierit, Shkodrës apo Korçës.

Opozita është në kërkim të një fryme, të një “dallge blu”, që deri tani nuk ka mundur ta gjejë. Basha i lexon sondazhet dhe fakti që ndodhet në disavantazh në shumicën e tyre, teksa ka përballë një qeveri të lodhur tetëvjeçare, nuk flet aspak mirë për rezultatin e 25 prillit. Për këtë arsye thellësisht politike dhe personale ai po shpërfill çdo standart mbrojtës ndaj Covid 19 në fushatë, kurse ne rrezikojmë të kemi në fund të ciklit elektoral të prillit, një rikthim të shifrave shqetësuese të pandemisë, megjithëse aktualisht po shohim rënie të numrit të infektimeve dhe pakësim të të shtruarve në spitale.

Alibia e vogël e Bashës, se këtë gjë e ka bërë edhe Donald Trump në kohën e tij apo edhe politikanët e Kosovës gjatë fushatës së fundit, është një ngushëllim i papërfillshëm për ata që do të sëmuren vetëm sepse dolën të përshëndesin kryetarin e opozitës, e për t’u bërë sfondi i tij elektoral për gjysëm ore. Cinike është e vetmja fjalë që të vjen ndërmend në këtë rrethanë.

Next Post
Rama i përgjigjet Berishës: Gogoli i Lalëzit bën propagandë duke thënë se vaksinat kineze janë vdekjeprurëse

Rama i përgjigjet Berishës: Gogoli i Lalëzit bën propagandë duke thënë se vaksinat kineze janë vdekjeprurëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In