• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miting me Lek

by Edison Ypi
20/09/2025 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi   

Me lek blihen hekurishta, vegla, llaç, tulla, rraqe për të veshur, gjithçka që hahet e pihet, madje thonë se me lek blihet edhe seks. 

Por që me lek u blika edhe miting, kjo është një “Zot na ruaj” e uluritur duke u dridhur me duart nga Qielli dhe sytë e përlotur. 

Te Mitingu ku vete të dëgjosh mjeshtërit e fjalës Shqipe, oratorët e zemrës që ta zbutin shpirtin dhe t’i shtojnë shpesat, nuk shkohet me lek, shkohet me dëshirë, me frymëzim, me pasion. Ndonjëherë edhe kot, thjesht për qef, por jo për lek, kurrë për lek. 

Nëse të duket normale të shkosh në miting me lek, nuk je njeri, je shtazë, je fundërrinë që s’meriton as të marrësh frymë. 

Për me i ble pjesmarrësit me lek një nga një si bagëti për me vajt në miting, është e interesuar dhe po e shpall me mburrje Partia Demokratike, ajo që lindi dhe u rrit me premtimin dhe përbetimin se lekun me mitingun do i mbante më larg se infinitin. 

Materializimi shtazarak ku Partia Demokratike në hjekë ka zhytur e mbytur marrëdhënien politikë-zgjedhës, të lë pa ment. 

Jo dokushdo, por një përfaqësues i lartë dhe ushtrues i detyrave të rëndësishme në Drejtësi, ka dhënë kushtrimin e turpshëm: 

Të japim nga 1 mijë euro për 20 mijë mitingashë para Parlamentit, dhe marrim pushtetin, domethënë Noc Rrokun. 

Se cilët janë ata që japin nga 1 mijë euro për miting me lek, birbua që mercenarizmin e ka në gjak, nuk e thotë. 

Si rëndom në kësi rastesh të fëlliqta, fitimtarët rrinë strukur. 

Të turpëruarit, humbësit viktimat, dalin sheshit, shkojnë në miting me lek. 

Mitingashëve të turpit, atyre që do mbidhen para Parlamentit, me gjasa, do u jepen nga 100 euro. 

Më pak do ishte sikur po i hedh një kockë qënit. 

Më tepër se kaq qafëtrashët dhe barkderrat nuk i nxjerrin kurrë nga dora për ca kothere që do dalin në miting. 

20 mijë mitingashë nga 100 euro, bëjnë 2 milonë euro. 

Partia Demokratike, ajo që hedh në erë dhjetra milionë euro kot, vetëm për të provuar me sa miliona dollaro i hiqet Non Grata Sali Kullës duke korruptuar Amerikën, 2 milionë Euro i ka pare xhepi. Kur ta gjejë Thesarin e Ali Pashë, ose të paktën të Aladinit, llafosemi ndryshe, ama sa kohë ata thesare ende s’i ka gjetur, të gjitha i ka të vjedhura. 

Donatorët zemërgjerë të hamburgerave të mitingjeve të mëparshëm, tani që u ka ardhur veza te brima, janë shndrruar befas në xhymertë që i paguajnë 1 mitingashi 1 drekë ose darkë të majme në Rogner ose Sheraton. Sipas këtij hesapi, i bie që zagarët e këtyre lloj premtimeve të jenë nja 2 mijë. 

Si e përpjetë duket. 

Derra të panginjur, klientë që u ka mundësuar biznese ose i ka favorizuar për privatizime, nga ata që 1 mijë Euro i kanë qime sqetulle, Partia Demokratike ka plot. Por nga ata që japin  1 mijë euro për 1 miting zor se ka 2 mijë. 

Ta kenë të sigurtë, a të paktën ta kenë parë te llumi i kafesë së mëngjezit, se po të jepte 1 mijë euro secili për 1 miting, do merrnin pushtetin dhe do vidhnin sa të donin, “mirbërësit” në fjalë,  nuk do ishin 2 mijë, do ishin më tepër se 20 mijë. 

Por kur brenda tunelit të errët të humbjes së thellë, drita në fund nuk është dalja por treni përballë, hesapet nuk dalin, koka dhemb, gjumi prishet, ëndërrat avullojnë, eurot e mitingut nuk nxirren nga xhepi. 

Plani i yryshit mesjetar me anë të cilit Partinë Demokratike e rre menia se do xhvati pushtetin duke shembur, shkatërruar, djegur, pasurinë më të madhe dhe më të shenjtë që kanë shqipëtarët sot, Parlamentin e vendit të vet, është ky: 

Parlamenti do jetë kështjella për tu marrë. 

Mes 140 deputetëve, deputetët e Partisë Demokratike do jenë coftinat që rrethuesit mesjetarë kanë hedhur brenda kështjellës për të helmuar ujin, përhapur sëmundje etj. 

Kombinimi i sulmeve nga jashtë, ndihmuar nga zjarrvënia e brendëshme, do mundësojë marrjen e pushtetit…më 36 gusht. 

E të tjera fantazi nga më të çartunat nga ato që vetë Don Kishoti, bashkë me Sanço Pançën dhe Rosinantin, do shqyheshin së qeshuri. 

Në cilin shekull je që do me vjedh pushtetin me aventura shtazarake, o të shpëlaftë mortja. 

Miting mesjetar me mercenarë për me e marrë pushtetin me miting me lek. Grotesk më halucinant nuk ka. 

Po ku i dihet. Halldupët e dehur nga era e gjakut të lekut ndoshta arrijnë ta marrin pushtetin që e duan vetëm për ta vjedhur. Kanë në dorë bombën atomike, paret e vjedhura. Ça s’bëhet me pare të vjedhura. Ça s’bën vaki ku mitingu bëhet me lek. Ça s’ndodh ku faqja është nxirë, sytë janë errur, veshët janë shurdhur, trimnia është tkurrur, turpi është arratisur, shpresat kanë vdekur, ndjenjat janë tharë, shpirti është vrarë. 

Next Post
Banorët në protestë për mungesën e ujit pas shembjes së pusit në Varibop të Fierit/ Ujësjellësi: Po punojmë për riparimin

Banorët në protestë për mungesën e ujit pas shembjes së pusit në Varibop të Fierit/ Ujësjellësi: Po punojmë për riparimin

Comments 2

  1. Dum Reja says:
    3 months ago

    O Edisono,
    po nuk i dhe lekë,
    Edhe gruaja s’ta jep,
    Pa lekë, je pa brekë,
    Leku çon ujin përpjetë,
    Kot s’kanë thanë
    T’moçmit dikur,
    Me diftu ndoj kapadai,
    Me pare djerse
    T’dikujt tjetër,
    Hedh shurrën përpjetë,
    Filani pa tru n’sepet….

    Reply
  2. ppa says:
    2 months ago

    M.Baze ua ka nxjerre fundin ketyre plehrave te pd me gjuhe te perpunuar; ti, i nderuar Z. Ypi i godet me comange qe ua thyen brinjet , do ta kishte zili edhe F. Noli!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

December 4, 2025
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

December 4, 2025
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

‘Revoltohet’ Braçe: Pensionet, një turp! Qeveria s’mund ta zëvendësojë reformën me shpërblime

December 4, 2025
“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

December 4, 2025
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

December 4, 2025
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

December 4, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

December 4, 2025
“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

December 4, 2025
“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

December 4, 2025
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

December 4, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In